IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Aktorja e njohur Luiza Xhuvani rikthehet në teatër

by Rezalt Justin Kasaj
2015/08/31
in Kinema
Reading Time: 2 mins read
A A
Aktorja e njohur Luiza Xhuvani rikthehet në teatër

Aktorja e njohur Luiza Xhuvani do të rikthehet në teatër dhe ky lajm konfirmohet nga Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’. Në një prononcim për ‘GSH’, ai tha dje se aktorja ka firmosur një kontratë njëvjeçare me TKEKS. Megjithatë, ende nuk dihet në cilat pjesë do angazhohet Xhuvani, pasi kjo mbetet për t’u diskutuar në vijimësi, por përkundër kësaj, ajo nuk do të qëndrojë gjatë larg skenës. Prej muajit nëntor, kur djali i aktores u përfshi në një tragjedi ku mbetën të vrarë katër vetë, ajo ka qëndruar larg medias.

ADVERTISEMENT

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, që pati si autor Kostandin Xhuvanin, artistja dha dorëheqjen nga posti i deputetes në Kuvendin e Republikës së  Shqipërisë, duke u tërhequr nga jeta publike. Sot, dy muaj më vonë, mësohet se ajo do të rikthehet, por tashmë në profesionin e saj të parë, me të cilin u bë e njohur shumë vite më parë, e të cilin nuk e la as gjatë kohës kur qe pjesë e ligjvënies. Kalendari i viteve 2015-2016 parashikon disa shfaqje, ku ajo mund të gjejë veten, nëse kemi parasysh që Xhuvani ka luajtur shumë role dramatike të emrave të njohur të teatrit botëror. Ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me një prej emrave më të teatrit, z. Kiço Londo, aktualisht drejtues teatri. Me London, ajo ka bashkëpunuar edhe përgjatë viteve të fundit, kur mbante detyrën e deputetes së Partisë Socialiste. Pjesa e fundit që ajo pati vënë në skenë ishte ‘Zonjushë Margarita’, me regji të Londos, pjesë e cila korri sukses edhe në Athinë. Në prezantimin që Kiço Londo i bëri kalendarit artistik të TKEKS në shtator 2014, bëri me dije se cilat do të jenë pjesët që ngjiten në skenë në vitet 2015-2016. Në ndonjë prej tyre, me shumë gjasa, Xhuvani do të marrë rolin kryesor, për shkak të aftësive aktoriale, për shkak të eksperiencës së gjat ënë skenë dhe për shkak të karrierës së saj ndër vite.

Siç qe shprehur Londo, TKEKS do të shfaqë: dy vepra të Shekspirit, ‘Makbethi’ dhe ‘Hamleti’, Anton Çehov me ‘Tri motrat’ si dhe ‘Arturo Ui’ i Bertolt Brecht, ‘Shiko kush erdhi’ i Ray Cooney, ‘Gënjeshtër për gënjeshtër’ i Anthony Neilson, ‘Tradhëtia e Anjshtajnit’ i Eric Emmanuel Schmitt, ‘Njeriu që pa vdekjen me sy’ i Viktor Eftimiut dhe ‘Pas vdekjes’ i Andon Zako Çajupit. Mandej, në TKEKS do vihen edhe pjesë të tjera, por ato nuk duket se qëndrojnë në rolet që Xhuvani merr dhe janë jashtë fokusit të saj si aktore. Në teatër, ajo ka interpretuar vazhdimisht role protagonist, si në dramat ‘Unë dhe Mefistofeli’ (Margarita) të B. Hoxhës, ‘Dhelpra dhe rrushi’ (Klea) të Figueiredos, ‘Dasmë gjaku’ (Nusja) të Lorkës, ‘Rikardi III’ (Ledi Ana) të Shekspirit, ‘Kati VI’ të Alfred Zheri, ‘Këngëtarja tullace’ (Misis Martin) të Ioneskos etj.

ADVERTISEMENT

Burimi: Balkanweb.com

Previous Post

Nik Xhelilaj në rolin e një prijësi indian: Ndoshta një ditë populli gjerman do të dojë të vijë në Shqipëri

Next Post

Gjykata “rrëzon” Sokol Ballën, humb betejën me median për videon intime. Ja pse

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Gjykata “rrëzon” Sokol Ballën, humb betejën me median për videon intime. Ja pse

Gjykata “rrëzon” Sokol Ballën, humb betejën me median për videon intime. Ja pse

DANIMARKE – SHQIPERI, ne 4 Shtator Live ne RTSH

DANIMARKE - SHQIPERI, ne 4 Shtator Live ne RTSH

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA