IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Andri Xhahu: “Elhaida Dani është një potencial. Fitorja! Gjithçka është e mundur…”

by Niko Lako
2015/04/06
in EKSKLUZIVE
Reading Time: 3 mins read
A A
Andri Xhahu: “Elhaida Dani është një potencial. Fitorja! Gjithçka është e mundur…”

Eurovision Song Contest, kompeticioni muzikor më i rëndësishëm i muzikës europiane, këte vit është një nga më të lakuarit në median shqiptare dhe më i shumëprituri nga të gjithë shqiptarët kudo anembanë. E gjithë vemendja është fokusuar tek përfaqësuesja e Shqipërise Elhaida Dani dhe kënga e saj “I’m Alive”, një këngë që rrëbeu dëgjimin e parë zemrat e të gjithëve, edhe atyre më skeptikeve. E ndërkaq kënga vazhdon të shënojë rekorde si asnjëhere tjetër në klikime, sondazhe dhe kritika duke bërë jehonë kudo ku po dëgjohet. Ne kemi takuar atë që prej katër vitesh komenton në ekranin e RTSH Eurovision Song Contest dhe njëkohësiht imazhin e Shqipërisë në prezantimin e pikëve, gazetarin dhe moderatorin Andri Xhahu për të na treguar se si e sheh ai përfaqësimin e Shqipërisë këtë vit me Elhaida Danin.

ADVERTISEMENT

Jeni konfirmuar për të katërtin vit si komentator dhe përfaqësues i RTSH për prezantimin e votave në Eurvision. Sa e rëndësishme është për ju kjo eksperiencë televizive?

Ndihem me fat që drejtuesit e RTSH-së ma besuan mua edhe këtë vit përcjelljen në shqip të Eurovision-it tek të gjithë shqiptarët dhe të jem njëherësh zëri i votuesve shqiptarë për këngën më të mirë të Eurovision Song Contest. Ky është viti im i katërt që e komentoj përmes ekranit të televizionit dhe viti i 11-të që përcjell tek dëgjuesi i Radio Tiranës gjithë sa i takon kësaj ngjarjeje të madhe muzikore. Kjo tregon se sa e rëndësishme është për mua kjo përvojë që ndërlidhet me dashurinë që kam që në krye të herës me Eurovision-in.

ADVERTISEMENT

Si e sheh Andri përfaqësimin e Shqiperisë në Eurosong me Elhaida Dani në garë?

Para pak ditësh në instagram postova një foto ku shkruaja: Eurovision Song Contest, Tirana 2016. Besoj fort që do kemi një prezantim dinjitoz. Përtej sondazheve dhe votimeve paraprake, mendoj dhe shpresoj te një prezantim siç i ka hije Shqipërisë. Elhaida Dani është një potencial.

Më mirë “Diell” apo “I’m Alive”?

Edhe pse “Diell” u duk se nuk u përqafua menjëherë nga publiku, mendoj se secila nga këngët ka veçantinë e vet dhe si e tillë nuk mund të bëj dot një dallim. Por besoj tek shija e publikut.

Nëse do të fitonim këtë vit me “I’m Alive”, a mendoni se Shqipëria është gati për të mirëpritur një kompeticion si Eurovision Song Contest?

Në këtë rast nuk ka vend për “nëse”. Ne do fitojmë! Përtej shakasë… Kënga është shumë e mirë, Elhaida është e jashtëzakonshme në interpretim live, Radio Televizioni Shqiptar po bën maksimumin për promovimin e këngës, kështu që fitorja nuk është çudi. Shumë njerëz më pyesin se ku do mbahet eventi nëse fitojmë. Nuk besoj se nuk e kemi fituar Eurosong-un se nuk kemi patur ambientin apo infrastrukturën e duhur. Gjithçka është e mundur…

Jeni komentator edhe i festivalit të Sanremos. Cili festival është i preferuari juaj?

Të dyja ngjarjet muzikore janë të rëndësishme dhe secila është ndryshe nga njëra-tjetra. Kur diçka e marrë përsipër, e çoj deri në fund duke dhënë maksimumin. Diferencën e bën dashuria. Në këtë rast duket se Eurovision-i ma ka rrëmbyer zemrën pak më tepër dhe më herët.

Vitin e e kaluar keni drejtuar në RTSH emisionin “Gjithçka Shqip”. Eshtë në planet tuaja rikthimi në televizion?

“Gjithçka Shqip” prej një dekade vjen te dëgjuesi i dy frekuencave të Radio Tiranës për çdo ditë me prurjet më të fundit nga muzika shqiptare dhe protagonistë në studio. Një kohë, u hodh ideja për ta ekranizuar dhe për një sezon erdhi në ekranin e TVSH dhe RTSH Muzikë. Ishim të pavendosur për një sezon të dytë, por sondazhi juaj IMA AWARDS, për çmimet e televizionit, po na e ndryshon mendjen. Duke parë se sa mirë ka ecur “Gjithçka Shqip” me votat, i detyrohemi miqëve të këtij emisioni një sezon të dytë. Ende në bisedime, asgjë konkrete. Me kohë do j’ua bëjmë me dije.

Intervistoi N. Lako

Tags: Andri XhahuEurovision Song Contest 2015IntervistaRTSH
Previous Post

Agon Channel UK, një versioni anglez i televizionit shqiptar?

Next Post

Abissnet prezanton paisjen e re IPTV me sistem Android

TË NGJASHME

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
PERSONAZH

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...

by IMA Redaksia
Tet 19, 2024
EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

by IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?
EKSKLUZIVE

Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?

Shumë këngë të reja kemi dëgjuar këtë verë por të pakta janë ato këngë që të rrëmbejnë zemrën dhe mëndjen....

by IMA Redaksia
Sht 10, 2023
EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!

Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...

by IMA Redaksia
Nën 10, 2021
EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus

Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është 'Alpazar' dhe...

by IMA Redaksia
Sht 27, 2020
EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë

Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2020
Next Post
Abissnet prezanton paisjen e re IPTV me sistem Android

Abissnet prezanton paisjen e re IPTV me sistem Android

Top Fest 12, nisin netët gjysemfinale! Ja cilët janë gjysëmfinalistët e natës së parë!

Top Fest 12, nisin netët gjysemfinale! Ja cilët janë gjysëmfinalistët e natës së parë!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA