Nuk ka njeri që nuk e ka luajtur, të paktën një herë, lojën e famshme për smartphone me zogjtë e çuditshëm Angry Birds.
Personazhet e lojës do të marrin jetë në filmin e ri që merr subjektin nga loja me titullin “The Angry Birds Movie”, një film i animuar që do të debutojë në SHBA më 20 maj.
I dubluar në versionin origjinal nga aktorët si Jason Sudeikis, Josh Gadit, Danny McBride, Maya Rudolph, Kate McKinnon, Bill Hader, Peter Dinklage dhe shumë të tjerë, filmi do të na çojë në një ishull të populluar vetëm nga zogjë të lumtur, edhe pse nuk janë në gjendje të fluturojnë. Në këtë parajsë Red, një zog i vogël dhe gjaknxehtë, i shpejti Chuck dhe miku i tyre Bomb kanë qenë gjithmonë të dëbuarit e komunitetit, por kur në ishulli do të vijnë disa derra msiteriosi të gjelbër, do të jenë pikërisht ata të tre që i kuptojnë qëllimet e tyre dhe do të mbrojnë të tjerët.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.