IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Arti në zi / Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare shkrimtari dhe dramaturgu i shquar Fadil Kraja

by IMA Redaksia
2021/11/18
in Kinema
Reading Time: 3 mins read
A A
Arti në zi / Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare shkrimtari dhe dramaturgu i shquar Fadil Kraja

Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja.

ADVERTISEMENT

Njoftimin për vdekjen e “Mjeshtrit të Madh” e ka dhënë faqja zyrtare e teatrit “Migjeni’. Homazhet do të zhvillohen nesër, me datë 19, nga ora 09:00-12:00, në hollin e teatrit “Migjeni”.

Fadil Kraja është një nga penat më të ndritura të dramaturgjisë shqiptare.

Ai u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodres ku spikati me talentin per letersine. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi.

Fadil Krajës i ishin akorduar titujt: “Kalorësi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “Krenaria e Qytetit” etj.

ADVERTISEMENT

Kush ishte Fadil Kraja?

Nga viti 1972 deri më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve” dhe shumë të tjera.

Teatri i Gjakovës për herë të parë është inaguruar me dramën “Fisheku në pajë” dhe në vitin 2000, kur Gjakova po digjej, në këtë teatër po jepej drama “Dasma e trojeve tona”.

Ne Teatrin e Strugës eshte shfaqur drama “Hisja e diellit”, ne Teatrin e Tuzit eshe luajtur drama “Tronditje” dhe ne shqiptarët e Detroit të SHBA është luajtur drama “Jorgani”. Dramat e Fadil Krajes shquhen për patriotizem, per dashurinë për atdheun e popullin.

Dyzet vite më parë ne Klinë të Kosovës u shfaq drama “Baca i Gjetajve” që përveç ndikimit në ndërgjegjen kombëtare të banorëve të kësaj ane, solli edhe raprezalje nga pushteti sllavo-komunist i Beogradit. Disa nga drejtuesit e kulturës atje të asaj kohe u burgosën. Por shkrimtarit iu bë më vonë një dhuratë suprize krejtësisht e veçantë prej Klines, një album me fotografi bërë para 35 viteve gjatë shfaqjes së dramës “Baca i Gjetajve” në këtë qytet. Prof. Fadil Kraja e cilësoi këtë si dhuratën më të veçantë që kishte marrë ndonjëherë në jetën e tij artistike.

Fadil Kraja ka patur nje bashkepunim te ngushte me trupen virtuoze te aktoreve te Teatrit te Shkodrës, sidomos me Serafin Fanko regjisori i suksesshem i “Fisheku ne paje” me te cilin e bashkoi puna, gëzimet dhe emocionet, përkushtimet dhe suksestet e skenës. Veprat e tij jane luajtur nga aktore te mrekullueshem te skenes se teatrit te Shkodrës si Ndrekë Luca, Tinka Kurti, Ndrekë Prela, Lec Bushati, Vitore Nino, Bep Shiroka, Ymer Bala, Elez Kadrija, Rikard Ljarja, çifti Bruno Shllaku e Paskualina Gruda, si dhe shumë aktorë të trupave profesioniste të Tiranës, Korçës, Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe trupës prestigjoze të Prishtinës

Rreth katër vite më parë, ne 2015, shkrimtari dhe dramaturgu Kraja u ftua dhe mori pjesë në një simpozium nga shoqata joqeveritare rinore “Koha e re”, në qytetin shqiptar të Tuzit, në Mal të Zi, Ne kumtesen e tij ai bëri një pasqyrim të thellë shkencor historisë shumë shekullore të Malësisë, lidhjes së saj me qytetin e Shkodrës, kontributit të kësaj krahine të madhe në mbrojtjen e trojeve shqiptare, por u ndal edhe në evidentimin e vlerave kulturore e shpirtërore, si një pasuri e madhe e kulturës kombëtare.

Si ftuar nderi ne promovimin e librit “Dhuna” me autor Lekë Imeraj, ne Kline te Kosoves, një libër shkencor-filozofik, profesori tregon se ky aktivitet do të mbetej për të një aktivitet krejtësisht i veçantë.

Sakaq, trupa profesioniste e Teatrit “Migjeni” ka vënë në skenë komedinë “Një krismë armiqësore” e cila ka korrur sukses jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por fitoi Çmim të parë dhe Flamurin e Festivalit mbarëkombëtar të Komedisë shqiptare në Mitrovicë, Kosovë.

Source: topalbaniaradio.com
Tags: Fadil Kraja
Previous Post

Publikohet trailer-i i Spider-Man: No Way Home dhe zbulohet data e premierës

Next Post

Si është marrëdhënia e Britney Spears me të ëmën e saj, pas përfundmit të kujdestarisë?!

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Si është marrëdhënia e Britney Spears me të ëmën e saj, pas përfundmit të kujdestarisë?!

Si është marrëdhënia e Britney Spears me të ëmën e saj, pas përfundmit të kujdestarisë?!

Rrëfehet Hygerta Sako: Deri tani s’më ka tunduar asnjë mashkull aq shumë, ndaj jam beqare

Rrëfehet Hygerta Sako: Deri tani s'më ka tunduar asnjë mashkull aq shumë, ndaj jam beqare

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA