IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Artistët dhe Elisa trushkulur, që jeton në kohën e Skëndërbeut

by IMA Redaksia
2020/05/15
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Artistët dhe Elisa trushkulur, që jeton në kohën e Skëndërbeut

Nga Jeta Dedja

ADVERTISEMENT

Kur dëgjova dje Elisën e Kuvendit të Idiotësirave, që i cilësoi artistët trushplarë, e kalova disa herë nëpër mend idenë e një shkrimi për të. Por nuk isha e bindur. Kisha një luftë të brendshme duke u përplasur midis qasjeve feministe, biologjike, psikodinamike, kulturale, situative, historike.

Si argumente kundër idesë së shkrimit rendita supozimet:

Elisa mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor. Kush e di ndonjë skizofreni, histeri, anoreksi a bulimi.
Elisa mund të jetë nën efektin e ndonjë droge psikoaktive që i ka ndikuar gjykimin.
Elisa mund të jetë një viktimë ose e mbijetuar e një abuzimi psikologjik dhe sillet kështu kundër vullnetit të saj.
Elisa mund të ketë ndonjë traumë të patrajtuar,
Elisa mund të jetë injorante, e palexuar që e mban Don Kishotin për figurë romantike të letërsisë shqiptare.
Elisa mund të jetë një trushkulur, e cila ka nevojë për ndihmë të gjejë trurin e saj, humbur nëpër rrugët e Argjentinës.
Por Elisa nëse nuk ka humbur trurin mund të jetë një trushplarë, që ia kanë mbushur mendjen se jeton në kohën e Skënderbeut.

Më pas u ula të rendisja argumentet, pse jo dhe nxitjet emocionale pro shkrimit.

Të shkruash për Elisën e Kuvendit të Idiotësirave nuk fyen asnjë grua.

Se kjo Elisa nuk përfaqëson gjininë e deklaruar, as kombësinë që ka në çertifikatë, as statusin e saj civil.

Kështu që të shkruash për Elisën e Kuvendit të Idiotësirave do të thotë të shkruash për fenomenin ELISA që fare mirë mund të quhet edhe ERION.

Për kategorinë e paemër dhe pa gjini të zyrave të partive që nuk u thonë kurrë JO detyrave që u caktohen rrugës për t’iu avitur Njëshit.

Për ambiciozët dhe mashtruesit që marrin flakë e hidhen në zjarr të marrin kockën e tundur para hundës.

Për të rrahurit e kokëulurit që harrojnë në çast gabimet e janë gati t’i bëjnë sërish.

Për ata që ngrenë dorën të parët të mbajnë lart flamurin e poshtërsisë.

Për gojëtarët e pafre që nuk reshtin së mbjelli neveri, as shëmti.

Të shkruash për fenomenin Elisa apo Erion do të thotë të shkruash për ushtarin e bindur të së keqes. Atë që mbart dhe shpatën dhe helmin, dhe thikën gati ta përdorë ndaj shokut që i zë rrugën.

Elisat nuk njohin të bukurën, as dijen, as të vërtetat.

Elisat dhe Erionët jetojnë në botën e llumit e allishverisheve dhe në këtë botë mësohet si të shtosh farën e keqe.

Për Elisat nuk mjafton kaq pak, por ndërkohë dhe nuk vlen të shkruash më shumë.

Se Elisat vijnë nga MJAFT, bëjnē 99 të zeza por një ditë do ikin, ndonjëherë me çanta plot e ndonjëherë me lecka grisur, ndërsa artistët mbeten përgjithmonë.

Për artistët ia vlen të marrësh dhe pushkën dhe penën.

Se artistët ngrenë peshë zemrat dhe ata mund të bëjnë për të qeshur e qarë edhe mbretër.

Ata mund të bashkojnë popujt dhe të përqafohen me armikun. Artistët kanë mbyllur plagë e kanë shëruar dhimbje.

Për artistët ia vlen të dalësh në shesh e të mbrosh Teatrin, sepse kështu del në mbrojtje të jetës.

Sepse arti është buka dhe uji për shpirtin.

ADVERTISEMENT

Pa më thuaj, a ka vlerë një trup pa shpirt?

Nëse nuk del për artistët, dil për veten, për historinë tënde, për kujtimet e tua.

A do t’i jepje leje dikujt të të fshinte kujtimet?

Edhe nëse do mbartje dhimbje, ato janë të tuat, është jeta jote.

A falet jeta në këmbim të një kulle apo parkimi?

Ti e di dhe e ndjen që jo.

Se Ti je TEATRI, je shpirti, je vlera, je trashëgimia.

Ti je POPULLI dhe ke në dorë fatin e një ndërtese që frymon kulturë, kujtime, dashuri.

Lufto për jetën, për lirinë, historinë!

MBRO TEATRIN!

Source: tpz.al
Previous Post

Gazetarëve serbë të RTK-së u bëhet thirrje të ndalojnë punën nëse nuk ju lejohet përdorimi i termit “Kosovë e Metohi”

Next Post

Rama jep lajmin e mirë: Ja dita kur hapim kufirin Kosovë-Shqipëri

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Rama jep lajmin e mirë: Ja dita kur hapim kufirin Kosovë-Shqipëri

Rama jep lajmin e mirë: Ja dita kur hapim kufirin Kosovë-Shqipëri

7 raste të reja me COVID në Durrës, punonjës të një fasonerie

7 raste të reja me COVID në Durrës, punonjës të një fasonerie

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA