Personazhi i dashur i filmave të animuar, Spider-Man do të fluturojë lart mbi kampusin e ri të “Avengers Disneyland Resort” në Kaliforni kur të hapet për publikun të Premten, ndërsa mysafirët e parkut mund të takojnë Iron Man, Black Panther dhe superheronjtë e tjerë të “Marvel”.
Tani mund të shijohet një udhëtim me Spider-Man që lejon vizitorët të shpërthejnë robotët me rrjeta virtuale nga duart e tyre dhe një shfaqje të fuqisë nga roja mbretërore e Ëakanda-s janë ndër pikat kryesore të kampusit të ri “Avengers” në “Disney Adventure Park” në “Disney”. Debutimi i të cilit u ndalua për rreth një vit nga pandemia e koronavirusit përpara se të hapet për publikun.
Kampusi “Avengers” është një përvojë gjithëpërfshirëse që i lejon mysafirët të bëhen super-heroikë nëpër një seri udhëtimesh, shfaqjesh dhe restorantesh nga Universi Kinematik i “Marvel”.









