‘Batman’ rikthehet në skenë, filmi rinis xhirimet

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Ndërsa ndërpreu xhirimet për shkak se aktori i njohur Robert Pattinson, i cili luan dhe rolin e ‘Batman’ në film rezultoi pozitiv me COVID-19, Warner Bros ka njoftuar se xhirimet kanë rifilluar sërisht.

“Pas një pauze për masat paraprake të karantinimit sipas këshillave për COVID-19, xhirimet tani kanë rinisur në The Batman në Mbretërinë e Bashkuar” është shprehur një përfaqësues i gjigandit të prodhimeve filmike.

Por asgjë tashmë nuk është zbuluar nëse Pattinson, aktori kryesor në këtë produksion është rikthyer në xhirime.

Sipas mediave të huaja, filmi tashmë është drejt xhirimeve në 1/4 e tij dhe pritet që në Tetor të vitit të ardhshëm të jetë në kinema./IMA/

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!