6 persona me Covid kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit, ku mes viktimave ishte edhe një infermier.
Ministria e Shënetësisë raportoi se nga 860 persona të testuar si të dyshuar me Covid gjatë ditës së fundit, 135 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, ndërsa raportohet për 94 të shëruar.
“Ka humbur betejën me koronavirusin një 63-vjeçar nga Tirana, i cili ishte infermier në Spitalin e Traumës dhe ishte me sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu kanë humbur jetën një 64-vjeçar nga Mati, një 71-vjeçar nga Divjaka, tre qytetarë nga Tirana, një 77-vjeçar, një 72-vjeçare dhe një 80-vjeçare”, tha Dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ministria konfirmoi se të shtruar në spital janë 189 pacientë, 12 në terapi intensive, prej tyre 4 të intubuar.