Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19.
Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.
Ndërkohë që nga 905 testime të kryera ka patur 158 raste pozitive me koronavirus. Fatmirësisht 140 persona janë shëruar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.