Eshtë publikuar më në fund trailer-i i parë i filmit Creed, spin-off i Rocky me protagonist djalin e paligjshëm të Apollo, kundërshtari historik i Sylvester Stallone në dy kapitujt e parë të sagës i cili u bë më pas miku dhe trajneri i tij në kapitullin e tretë, deri në vdekjen e tij tragjike në episodin e katërt.
Filmi është me regji të Ryan Coogler dhe interpretohet në pjesën kryesore nga ylli në rritje aktori i ri Michael B. Jordan. Nuk mungon Sly, i cili rikthet në rolin e boksierit legjendar Rocky, tashmë në pension, ai ofrohet për të trajnuar, të birin e ish-rivalit dhe mikut të tij të ngushtë.
Creed do të shfaqet në sallat amerikane në 25 nëntor 2015.








