IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Dashnorja kallëzon të riun në Policinë e Kamzës: Kryem marrëdhënie, s’tregoi që ishte dy herë i martuar

by IMA Redaksia
2020/08/31
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Dashnorja kallëzon të riun në Policinë e Kamzës: Kryem marrëdhënie, s’tregoi që ishte dy herë i martuar

Martesën e parë ai e mbylli me divorc. Me bashkëshorten e dytë lindi një fëmijë. Por edhe tek e dyta dashuria nuk i zgjati , megjithatë ai u vu në kërkim të një historie të re.

ADVERTISEMENT

Përditë në lokalin ku punonte ai shikonte një vajzë që kthehej në shtëpi në orar fiks dhe ia vuri syrin. Por e reja me inicialet J. R e cila u bë e dashura e shtetasit D. Q., kur zbuloi se ai ishte i martuar, pa një pa dy iu drejtua Policisë duke e kallëzuar. Denoncimi, përmes të cilit kërkohej ndihma e uniformave blu për t’u ndarë u rregjistrua në Komisariatin numër pesë të Tiranës.

LEXO EDHE:
Aksidenti i trefishtë në Golem, ndërron jetë e plagosura
Vajza J.R kujton në Polici çdo të dhënë të njohjes me D.Q që prej ditës së parë kur ai i ndërpreu rrugën, duke i lënë në dorë numrin e telefonit. Por e reja e hodhi numrin përtokë.

“Mos bëj të vështirën, më tha i panjohuri, je interesante” – tregon e reja në polici.

Sipas burimeve policore, vajza ka përshkruar se si përditë pas atij moment i riu shoqëronte për në shtëpi pa thënë asnjë fjalë, deri sa ajo është dorëzuar dhe e ka pyetur për emrin.

“Filloi të më pëlqente shoqëria me të, bënim rrugën së bashku dhe D.Q nuk më kërkoi asnjëherë të uleshim në kafe, por vetëm bisedonim”.

Marrëdhënia mes të martuarit dhe beqares ka marrë drejtim tjetër gjatë karantinës së pandemisë, kur e reja u mbyll në shtëpi.

“Në muajin mars, ditën nuk e mbaj mend, e telefonova dhe dolëm së bashku në lagje, biseduam për gjëra të ndryshme, por pa i shfaqur njëri- tjetrit asgjë tjetër” thotë më tej në denoncim vajza me inicialet J.R.

Në javët në vazhdim njohja ka përparuar dhe ata janë ulur në kafenë e parë, pas të cilës kanë vendosur të marrin një dhomë në një hotel që gjendet në Kamëz.

“Qëndrova me dëshirë dhe kreva marrëdhënie pa dëshirën time” këmbëngul e reja, lidhja e së cilës u zbulua pasi në një nga ditët intime ata kishin shkrepur fotografi, që u zbuluan në telefonin e vajzë J.R nga e ëma.

“Kur mësova që ishte i martuar – shton e reja – e pyeta nëse ishte e vërtetë. Më tha që do të ndahej dhe që më donte. Vendosa ta denoncoj që të shkëputem njëherë e mirë prej tij dhe këtë vendim e mora së bashku me prindërit” – shton më tej J.R, që vazhdon më tej dhe detajon se me shumë mundësi D.Q – nëse ka rënë në dashuri me të, atëherë ai po mashtron bashkëshorten.

ADVERTISEMENT

D.Qema sapo është thirrur në Polici, sipas një burimi të Gazetës Si pranë Komisariatit numër pesë, ka ngritur supet dhe ka shprehur habi duke pyetur se përse e kishin thirrur.

“Nuk di ç’të them, por kam rënë në dashuri me J.R. Në lidhje me të qënët i martuar, ia kam treguar që në fillim që isha i zënë. Madje ramë dakord që të martoheshim sapo të divorcohesha” – tregon i riu.

“Kërkesën për martesë ia kam shfaqur që në fillim dhe martesa ime nuk ishte pengesë, ajo më tha mjafton të ndahesh dhe nuk kishte asnjë problem”.

I pyetur nga agjentët se përse i mbante fotografitë nudo të së dashurës, D. Q tha se “në asnjë rast nuk i kam përdorur si presion, këto foto janë edhe në telefonin e J.R.”

Policia nuk ka vendosur ende se për çfarë vepre do ta referojë ngjarjen, përderisa nuk ka zbuluar asnjë të dhënë presioni apo marrëdhënieje seksuale me dhunë.

Source: syri.net
Previous Post

Europa League / Ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët, Kukësi përballë gjigantit gjerman

Next Post

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

“Normaliteti i ri”, makina fluturuese elektrike është thuajse gati

“Normaliteti i ri”, makina fluturuese elektrike është thuajse gati

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA