Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një lufte të gjatë me kancerin ka prekur zemrat e miliona fansave.
Ngushëllimet e tyre po sinjalizohen edhe si rekorde në rrjetin social Twitter.
Administratorët e këtij rrjeti social kanë lajmëruar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi me më shumë klikime “like” në historinë e kësaj faqeje.
Ky postim ka marrë 7,3 milionë “like” dhe 3.1 milionë “retweet”.
43-vjeçari, i cili u bë i famshëm me rolin e tij në “Black Panther”, kishte 4 vite që luftonte ma kancerin në zorrën e trashë, por gjatë kësaj kohe vazhdoi të xhironte filma dhe askush përveç rrethit të tij të ngushtë nuk e dinte problemin shëndetësor të tij.
— Chadwick Boseman (@chadwickboseman) August 29, 2020