Nëse e keni pyetur veten se çfarë ka ndodhur me yjet e Dirty Dancing, kemi një përgjigje për ju!
Kanë kaluar pothuajse 30 vjet që nga shfaqja e parë e Dirty Dancing, por për fansat e filmit të vitit 1987 me regji të Emile Ardolino, çdo herë që ai ritransmetohet është si të ishte hera e parë. Historia e dashurisë midis Johnny-t dhe Baby-t apasionoi të gjithë dhe sot kolonat zanore të filmit janë kryevepra të muzikës botërore që vazhdojnë të kërcehen plot pasion e nostalgji.
Sa herë e keni menduar se çfarë ka ndodhur me aktorët, ku janë ata sot dhe me çfarë janë të angazhuar në jetën e tyre private dhe profesionale? Le t’a zbulojmë sëbashku!
Cynthia Rhodes, e cila interpretonte Penny-in në Dirty Dancing, si mësuesja që punonte me bukuroshin Johnny Castle, sot është 59 vjeç dhe është tërhequr nga aktrimi dhe kërcimi, ka qenë e martuar me këngëtarin amerikan Richard Marx, martesë që zgjati 25 vite nga e cila erdhën në jetë tre fëmijë: Brandon, Lucas dhe Jesse përkatësisht 24, 22 dhe 21 vjeç.

Jane Brucker që interpretonte rolin e Lisa Houseman, motra e vogël Baby, tani 56 vjeç, është një mami me kohë të plotë, e martuar që nga nëntori i vitit 2001 me fotografin Raul Vega i është përkushtuar vullnetarizmit në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Jennifer Grey, ovvero Frances “Baby” Houseman, sot është një grua e bukur 56 vjeçare, e cila ka pasur shumë ulje dhe ngritje në karrierën e saj. Janë 16 filmat e realizuar për ekranin e madh, 10 për ekranin e vogël dhe 7 seriale tv, ku ajo ka interpretuar gjatë këtyre viteve.

Kelly Bishop, nëna e Baby, u bë e njohur për publikun e gjerë dhe në vitet e fundit në serialin tv “Gilmore Girls” me rolin e gjyshes së Rory dhe nënës së Lorelai.

Patrick Swayze pas interpretimeve në role të të rëndësishëm në filma cult, u nda nga jeta para kohe nga një sëmundje e rëndë, në moshën 57 vjeçare.

Edhe Jerry Orbach, i ati i Baby në Dirty Dancing, pas shumë rolesh në filma dhe seriale televiziv, vdiq në vitin 2004.









