IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Elhaida Dani rikthehet si drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës në RTSH

by IMA Redaksia
2025/07/18
in MUZIKË
Reading Time: 2 mins read
A A
Elhaida Dani rikthehet si drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës në RTSH

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani do të rikthehet sërish në rolin e drejtueses artistike të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Pasi drejtoi edicionin e 63-të të festivalit, Elhaida konfirmon përmes një videoje në rrjetet sociale se do të mbajë këtë pozicion edhe për edicionin e 64-t.

ADVERTISEMENT

“Drejtoresha artistike e Festivalit të 64 jam përsëri unë me stafin tim. Jam këtu për të dhënë një mesazh për artistët, ata të rinj që janë e ardhmja e tregut muzikor shqiptar: mos e injoroni inspirimin, uluni, shkruani, bëni gjëra me zemër, gjëra shqiptare,” – shprehet Elhaida në video, duke ftuar artistët të nisin përgatitjet për pjesëmarrje.

 

Elhaida Dani është një nga artistet më të suksesshme të skenës shqiptare. Ajo ka fituar një sërë çmimesh të rëndësishme që në fillimet e karrierës së saj: nga fitorja në talent show-n Star Academy në vitin 2009, te çmimi i parë në Top Fest 2012, dhe më pas fituese e Festivalit të Këngës në RTSH në 2014, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2015 me këngën “I Am Alive”.

 

Karriera e saj njohu një tjetër kulm ndërkombëtar në 2013, kur Elhaida u shpall fituese e “The Voice of Italy”, duke fituar zemrat e publikut italian nën mentorimin e kantautorit të njohur Riccardo Cocciante. Pikërisht me Cocciante, ajo do të bashkëpunonte më pas në një nga produksionet më të rëndësishme ndërkombëtare – muzikali “Notre Dame de Paris”, ku Elhaida interpretoi rolin kryesor të Esmeraldës.

View this post on Instagram

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93)

ADVERTISEMENT

Përveç arritjeve të shumta skenike, Dani ka sjellë ndër vite një repertor të pasur muzikor që ka gjetur gjithmonë mbështetjen e publikut. Rikthimi i saj në krye të Festivalit të Këngës në RTSH pritet me shumë interes nga artistët dhe ndjekësit e muzikës shqiptare.

Tags: artistikeDanidrejtoreshëelhaidafestivalitkëngësMuzikenërikthehetRTSHtë
Previous Post

Parashqevi Simaku reagon për herë të parë ndaj akuzave: “Mjaft me gënjeshtra, Zoti do të bëjë drejtësi”

Next Post

Një natë e paharruar: Elsa dhe Fredi ribashkohen pas dekadash në “Pallati 176”

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Një natë e paharruar: Elsa dhe Fredi ribashkohen pas dekadash në “Pallati 176”

Një natë e paharruar: Elsa dhe Fredi ribashkohen pas dekadash në “Pallati 176”

Strategjia e re për kinematografinë shqiptare prezantohet në një takim me kineastët dhe drejtuesin e ri të QKK-së

Strategjia e re për kinematografinë shqiptare prezantohet në një takim me kineastët dhe drejtuesin e ri të QKK-së

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA