IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Familjet e prekura nga tërmeti / Vazhdon projekti turk për ndërtimin e banesave në Laç

by IMA Redaksia
2020/09/02
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Familjet e prekura nga tërmeti / Vazhdon projekti turk për ndërtimin e banesave në Laç

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük ka realizuar një vizitë në Bashkinë e Kurbinit, ku po zbatohet projekti i financuar nga Turqia për ndërtimin e banesave për familjet e prekura nga tërmeti i vitit të kaluar, Në Kurbin Ambasadori Yörük realizoi takime me zyrtarët vendorë dhe inspektoi punimet.

ADVERTISEMENT

Ambasadori turk fillimisht realizoi një takim me kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, duke diskutuar mbi ecurinë e projektit të banesave dhe bashkëpunimin në vazhdim në lidhje me këtë projekt që po realizohet në Njësinë Administrative Laç.

Pas takimit, Yörük dhe kryetarja e Bashkisë së Kurbinit vizituan kantierin, ku në muajin gusht filluan punimet e projektit të financuar nga Republika e Turqisë për ndërtimin e 524 apartamenteve për familjet që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolli” (AA), ambasadori turk tha se për arsye të pandemisë ka pasur shmangie të kontakteve, por projekti do të vazhdojë dhe theksoi më tej se “Zonja kryetare na theksoi se deri tani nuk ka pasur asnjë lloj problemi në lidhje me vazhdimësinë e punimeve, përkundrazi çdo gjë po ecën sipas projektit. Deri tani çdo gjë është sikurse është planifikuar. Gjithashtu i dhashë informacione zonjës kryetare në lidhje me këtë projekt, i cili është bërë me udhëzimin e presidentit të Republikës së Turqisë (Recep Tayyip Erdoğan) dhe e informova mbi ecurinë e mëtejshme të projektit”.

“Mendojmë që brenda 3-4 javëve të fillojë faza e hedhjes së themelit. Synojmë që në fillim të vitit 2021 në muajt e parë të mbarojmë etapën e parë të këtij projekti. Me mbarimin e etapës së parë vëllezërit tanë shqiptarë në Laç do të kenë shtëpitë e tyre dhe mund të rrinë të sigurt dhe të qetë në shtëpinë e re që do të marrin. Pastaj në vitin 2021 nga vera mendohet që të përfundojë etapa e dytë që është edhe etapa e fundit”, u shpreh ambasadori turk.

Ai tha se edhe pse ka pas një përudhë karantinimi në Shqipëri për arsye të pandemisë, ecuria e këtij projekti ka vazhduar.

“Pas tërmetit të muajit nëntor ne kemi filluar një proces bashkëpunimi me Bashkimin Evropian në aspektin e koordinimit të aktiviteteve të ndërtimit në mbarë Shqipërinë. Kryesimin e grupit të punës rreth aktiviteteve të ndërtimit gjithëpërfshirës që do të zhvillohen në mbarë Shqipërinë në periudhën e ardhshme e ka marrë përsipër Turqia. Nëpërmjet këtij grupi pune, koordinimin e punimeve do ta realizojmë së bashku me vendet anëtare të BE-së. Dua të theksoj se Turqia gjithmonë ka qëndruar pranë popullit mik dhe vëlla shqiptar. Do të vazhdojmë të mbetemi pranë edhe në ditë të mira, edhe në ato të vështira”, tha ambasadori turk.

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, për AA tha se aktualisht janë në fazën e gërmimeve në kantierin e ndërtimit të banesave, dhuratë nga Qeveria e Turqisë.

“Nuk gjej fjalë të falënderoj popullin turk, Qeverinë turke dhe Presidentin Erdoğan për mbështetjen që i dhanë popullit të Kurbinit, që i erdhi në ndihmë që në ditët e para të rënies së tërmetit si në mjete dhe logjistikë, si në ndihma humanitare, por dhe së fundi me këtë projekt madhor që i vjen në ndihmë Kurbinit dhe i kthen një lloj normaliteti banorëve të Kurbinit që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e datës 26 nëntor në tërmetin e tmerrshëm. Faleminderit me zemër në emër të popullit të Kurbinit dhe në emërim tim personal për gjithë mbështetjen e treguar ndaj këtij vendi të vogël siç është Kurbini”, tha Cara.

Servet Birgören, përfaqësuesi i kompanisë “Albayrak” që realizon punimet dhe drejtor i projektit të punimeve, tha se është vetë shteti turk i cili ka pasur më shumë probleme në lidhje me tërmetet dhe “ne e kuptojmë shumë mirë situatën e të prekurve të tërmetit në këtë shtet”.

Birgören theksoi më tej se: “Gjithashtu dua të falënderoj zonjën kryetare që na ndihmon shumë dhe për këtë dua ta falënderoj për ndihmën. Gjithashtu vetë popullin e Laçit për gjithë kontributin e tyre që japin. Jam shumë i kënaqur që punoj në këtë vend”.

ADVERTISEMENT

Projekti në fjalë zhvillohet nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI) me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe parashikon ndërtimin e 524 apartamenteve për familjet që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri shkaktoi dhjetëra viktima, plagosi qindra të tjerë, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara mijëra njerëz. (Agjencia Anadolli – AA)

Source: trt.net.tr/shqip
Previous Post

Ekspertët: Simptomat e koronavirusit mund të zgjasin shumë më gjatë nga sa mendohet

Next Post

Nevina Shtylla zbulohet projektin gjigant që do të sjellë së shpejti në ekran!

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Nevina Shtylla zbulohet projektin gjigant që do të sjellë së shpejti në ekran!

Nevina Shtylla zbulohet projektin gjigant që do të sjellë së shpejti në ekran!

BSH: Sektori bankar i qendrueshëm, pavarësisht sfidave që paraqiti situata e pandemisë

BSH: Sektori bankar i qendrueshëm, pavarësisht sfidave që paraqiti situata e pandemisë

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA