FOTO l Shpërthim i fuqishëm me eksploziv në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë në zonën e “Vasil Shantos”.

Një automjet ka shpërthyer në ecje dhe dyshohet se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur në ambientin për rreth ka pasur shumë lëvizje.

Shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar dhe në qendër të kryeqytetit. Kjo gjë ka shkaktuar panik tek qytetarë të shumtë.

Dyshohet që shpërthimi i automjetit të jetë shkaktuar me një sasi të madhe lënde eksplozivi.