Franca gjobit Google me 150 milionë Euro

Google merr një gjobë prej 150 milionë eurosh nga Franca. Sipas Autoritetit të Konkurrencës në Francë, mungesa e transparencës në platformën e reklamave në Google ka qenë shkaku kryesor i gjobitjes me këtë shumë monetare.

Autoritetet franceze shprehen se reklamat karakterizohen nga sjellje antikonkurruese dhe se janë jo të qarta në thelb të tyre. Kështu, Google ka shfrytëzuar fuqinë e saj në treg dhe ka abuzuar me të, pasi ka bërë edhe ndryshime sipas dëshirës. Hetimi për këtë çështje zgjati 4 vjet dhe u pasua nga ankesa e Gibmedias, një kompani franceze që ofron një sërë faqesh në internet.

Ky hap i shtetit francez vjen pas rritjes së kontrollit nga shumica e shteteve europiane ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, si Google, Facebook, Apple dhe Amazon, që marrin jo pak kritika për pagesa relativisht të ulëta të taksave.

Vetëm tre muaj më parë, gjigandi i kërkimeve, Google është detyruar t’i paguajë Francës një shumë prej 1 miliard eurosh, për shkak të mashtrimeve fiskale.

Marrë nga Klan Plus

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.