IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Gjin Gjoni luftë mediave padit Shqiptarja.com

by IMA Redaksia
2017/06/13
in Shtypi, WEB
Reading Time: 4 mins read
A A
Gjin Gjoni luftë mediave padit Shqiptarja.com
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, njëherësh gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ka nisur një betejë ligjore kundër mediave, me pretendimin se i kanë cenuar nderin dhe personalitetin.

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, kanë paditur në Gjykatën e Tiranës gazetën Shqiptarja.com si dhe gazetarët Adriatik Doçin dhe Elton Qynon (gazetarë pranë Shqiptarja.com), duke u kërkuar dëmshpërblim për dëm moral, në vlerën 4 milionë lekë.

Në të njëjtën kohë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë ngritur një padi edhe ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. Nga BIRN Albania dhe dy gazetarët, gjyqtari kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh.

“Detyrimin e palës së paditur, shoqëria ‘Shqiptarja.com’ sh.p.k të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jo pasuror të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, në vlerën 2 000 000 lekë. Detyrimin e palës së paditur, shoqëria ‘Shqiptarja.com’ sh.p.k të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në gazetën ‘Shqiptarja.com”, vendimin e Gjykatës. Detyrimin e palës së paditur, Elton Qyno të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jo pasuror të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, në vlerën 1 000 000 lekë.

Detyrimin e palës së paditur, Adriatik Doçi të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jo pasuror të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, në vlerën 1 000 000 lekë”, thuhet në padinë e Gjin Gjonit.

Pretendimet
Gjyqtari Gjin Gjoni, në padinë e tij, u referohet disa pasazheve të dy artikujve të gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, botuar në gazetën Shqiptarja.com. konkretisht u referohet artikujve me titullin: ‘Gjermani e Francë sjellin përgjigjet për dosjen ‘Gjin Gjoni’’, dhe ‘Gati Vetingu, ja gjyqtarët që rrezikojnë largimin nga sistemi’. Gjyqtari ka shkëputur pasazhe nga dy shkrimet, duke pretenduar se janë të pabaza. Ç’është e vërteta, shkrimet bazohen tërësisht në dokumentet dhe njoftimet zyrtare të prokurorisë dhe ILDKP për Gjin Gjonin. Me anë të artikujve, gazeta ka informuar publikun rreth një prej njerëzve të drejtësisë, duke iu referuar vetëm dokumenteve të institucioneve shqiptare, në lidhje me ligjshmërinë e pasurisë së tij dhe përpjekjeve për të gjykuar dosjen.

Morali
Gjin Gjoni pretendon se me deklaratat e tyre, dy gazetarët dhe gazeta Shqiptarja.com i kanë shkaktuar dëm moral. “Pavarësisht se e dinin se me deklaratat e tyre kriminale do t’u shkaktonin paditësve dëm moral, kanë qenë shumë të vendosur, duke i theksuar dhe mbështetur deklaratat dhe akuzat e tyre, edhe nëpërmjet shpërndarjes së tyre në rrjetet sociale që përhapja të ishte sa më e gjerë”, thuhet në padi, me të cilën është njohur gazeta Shqiptarja.com.

Unioni i Gazetarëve kundër padisë: Gjin Gjoni të dorëhiqet!
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka dalë në mbrojtje të gazetarëve të Shqiptarja.com, të paditur prej anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, njëherësh gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, me pretendimin se i kanë cenuar nderin dhe personalitetin.

“Gjyqtari të japë dorëheqjen më parë”
UGSH përmes një deklarate i ka bërë thirrje atij që përpara se të përballet ligjërisht, duhet të dorëhiqet nga funksionet që mban në mënyrë që të mos ndikojë në procesin e hapur.

“UGSH duke mbetur ne pritje te seancave dhe gjykimeve te pritshme, pa nisur ende ato, ne emer te parimit te mos dikimit per shkak te pozites dhe per te evituar çdo nuance intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kerkon atij doreheqjen nga funksionet e larta drejtuese , duke e konsideruar kete nje mundesi te barazise se tij me gazetaret si pale e akuzuar, ne raport me proceset gjyqesore qe ai ka hapur”, thuhet në reagimin e UGSH.

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi, kanë paditur në Gjykatën e Tiranës të përditshmen Shqiptarja.com si dhe gazetarët Adriatik Doçin dhe Elton Qyno, duke u kërkuar katër milionë lekë dëmshpërblim.

Deklarata e UGSH:
“Zoti Gjoni para se te perballeni ne procese gjyqesore me gazetaret, zhvishuni nga mundesia e ndikimit mbi gjykatesit qe do gjykojne!

Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte i informuar rreth mesymjes gjyqesore qe Anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise zoti Gjin Gjoni ka hapur ndaj disa gazetareve dhe mediave respektive ku punojne, ne pretendime juridike per cenim te imazhit te tij si dhe disa argumentave te pretenduara juridike.

UGSH e konsideron kete proces te emrit te perfolur prej kohesh ne mediumet e vendit, si nje perpjekje te deshtuar qysh ne nisje te proceseve te hapura prej tij.

UGSH duke mbetur ne pritje te seancave dhe gjykimeve te pritshme, pa nisur ende ato, ne emer te parimit te mos dikimit per shkak te pozites dhe per te evituar çdo nuance intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kerkon atij doreheqjen nga funksionet e larta drejtuese , duke e konsideruar kete nje mundesi te barazise se tij me gazetaret si pale e akuzuar, ne raport me proceset gjyqesore qe ai ka hapur.

UGSH deklaron mbeshtetjen e kolegeve ne kete perballje me nje nder eksponentet e larte te sistemit aktual te jyqesorit ne vend.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

Previous Post

Urimi i veçantë i Sarës për ditëlindjen e Ledionit

Next Post

Dorian Ramaliu & Devis Muka kanë një mesazh për të gjithë ju! | VIDEO

TË NGJASHME

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram
WEB

“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram

Mbyllja dhe kufizimi i një numri të madh llogarish shqiptare në Instagram gjatë javëve të fundit mund të ketë qenë...

by IMA Redaksia
Sht 19, 2026
WEB

TikTok fshin mbi 2 mijë materiale pas raportimeve nga Shqipëria/ Dhuna, përmbajtjet me të mitur dhe pirateria në krye

Mbi 2 mijë foto, video dhe materiale audio janë hequr nga TikTok pas raportimeve të administruara në bashkëpunim me Autoritetin...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh
WEB

YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

Për gati 36 vite, IMDb ka qenë një nga databazat kryesore të industrisë së filmit dhe televizionit, ku një emër...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur
WEB

Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, **Douglas Costa**, ka bërë një hap të ri dhe të pazakontë në karrierën e tij...

by IMA Redaksia
Sht 5, 2024
AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale
WEB

AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka raportuar fshirjen e 112 videove me përmbajtje piraterie nga platforma TikTok, pak ditë pas...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2024
Next Post
Dorian Ramaliu & Devis Muka kanë një mesazh për të gjithë ju! | VIDEO

Dorian Ramaliu & Devis Muka kanë një mesazh për të gjithë ju! | VIDEO

Edi Rama në “Fiks Fare”, reagon ashpër gazetari i News 24: Ëndrra Tanit që sot mbyll gojë e sy para tmerreve te shqiptarëve

Edi Rama në "Fiks Fare", reagon ashpër gazetari i News 24: Ëndrra Tanit që sot mbyll gojë e sy para tmerreve te shqiptarëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA