I shkon në banesë ish të dashurës në Tiranë, e dhunon e kryen marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës, arrestohet pas denoncimit

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri që ka dhunuar ish të dashurën e tij si edhe ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.

Në pranga ka rënë 30 vjeçari Ledjon Spahiu me origjinë nga Peshkopia, i cili mban dhe identitetin Besmir Kurtdeda.

I arrestuari paraditen e djeshme i ka shkuar në banesë ish-të dashurës, shtetases O.M 20 vjeç dhe ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Vajza ka denoncuar rastin ne polici dhe ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.