IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Kalimi drejt Greqisë, hyjnë në fuqi rregullat e reja/ Ç’duhet të dini

by IMA Redaksia
2020/08/17
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
Kalimi drejt Greqisë, hyjnë në fuqi rregullat e reja/ Ç’duhet të dini

Nga sot ka nisur zbatimi i rregullave të reja për të gjithë shtetasit që kalojnë nga territori shqiptar drejt Greqisë. Sipas kushteve të vendosura nga pala greke në kuadër të shtrëngimit të masave për pandeminë e koronavirusit, të gjithë ata që hyjnë në Greqi nga Shqipëria, pasi e konsideron vendin tonë si zonë të kuqe të Covid, duhet të marrin aprovimin e PLF-së online, të paraqesin para autoriteteve kufitare një test Covid negativ të kryer 72 orët e fundit në Shqipëri nga laboratorë të licensuar publik apo privat.

ADVERTISEMENT

Dokumenti me të dhënat e personit në fjalë duhet të jetë i përkthyer në anglisht dhe e gjithë procedura duket e komplikuar për shumicën e atyre që nuk ja dolën të largohen para hyrjes në fuqi të regjimit të ri. Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës. Ndërkaq numri i shtetasve që do të kalojnë në një ditë drejt Greqisë është i kufizuar, në Kakavijë do të kalojnë vetëm 750 persona, ndërsa në Kapshticë 300.

Rreth orës 01:00 pas mesnate ka përfunduar kalimi i shtetasve të fundit që prisnin në radhë për të kaluar nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, ku edhe u krijua një situatë e rëndë përgjatë 4 ditëve të javës që lamë pas me radhë kilometrike të makinave që pritën me orë e ditë për të kaluar drejt Greqisë ku edhe punojnë e jetojnë. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se për 24 orë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë kaluar 3325 shtetas dhe 1629 mjete. Pak para përfundimit të kalimit të mjeteve të fundit ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes postimit të fotove në rrjetet sociale tregonte makinat e fundit dhe radha nuk ekzistonte më.

ADVERTISEMENT

“Mirënjohje të thellë për të gjitha strukturat e angazhuara në këto ditë të vështira. Mirënjohje për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, mjekëve e infermierëve dhe drejtues e punonjës të pushtetit vendor, të cilët me këmbëngulje, durim e punë në grup ia dolën”, thuhet në postimin e Xhaçkës pas mesnate.

Radhët e mjeteve që prisnin të kalon në Greqi nga Kakavija arritën në 12 km përgjatë 3 ditëve të fundit. Situata u rëndua duke prodhuar një krizë humanitare më e rënda dhe më e rrezikshmja e 30 viteve të fundit për shkak edhe të pamundësisë për të zbatuar protokollet e sigurisë për Covid-19.

Source: Lexo.al
Previous Post

Ami dhe Ermali gjejnë mënyrën më origjinale për të shijuar perëndimin e diellit, kjo video do ju bëjë për vete të gjithëve

Next Post

Ndodh live / Gazetarja greke humb ndjenjat dhe rrëzohet në mes të emisionit | VIDEO

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Ndodh live / Gazetarja greke humb ndjenjat dhe rrëzohet në mes të emisionit | VIDEO

Ndodh live / Gazetarja greke humb ndjenjat dhe rrëzohet në mes të emisionit | VIDEO

Rama: Në bregdetin e Vlorës dhe Durrësit, nuk do të ketë më rrjedhje ujërash të zeza!

Rama: Në bregdetin e Vlorës dhe Durrësit, nuk do të ketë më rrjedhje ujërash të zeza!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA