Mbyllet sot votimi për Çmimet e Televizionit – IMA Awards 2016

Edicionit i katërt i IMA Awards i njohur ndryshe si Çmimet e Televizionit, i vetëmi event në Shqipëri që vlerëson programet dhe personazhet e televzionit shqiptar dhe kosovar, do të mbyllë sot fazën e votimit online në orën 00.

Për 1 muaj resht publiku pati mundësinë për të votuar personazhet, programet dhe serialet të kandiduar për çmimet e vendosura në këtë edicion në faqen e dedikuar  www.imalbania.com/imaawards2016.

Finalja e IMA Awards 2016, ku do të zbulohen edhe fituesit, do të jetë në datë në 10 Dhjetor 2016, ora 21.00 në portalin e InfoMedia Albania (imalbania.com).

Nëse ende nuk keni votuar për personazhin, televizionin, formatin si edhe serialin tuaj të preferuar! keni kohë edhe sot. Për të votuar, mjafton të hyni në linkun https://www.imalbania.com/imaawards2016.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.