Merr flakë makinë pranë kopështit Zoologjik

Një makinë ka marrë flakë në ecje këtë mëngjes pranë kopështit Zoologjik.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet si pasojë e nje defekti teknik në pjesën e motorit.

Sherbimet e zjarrfikses shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur fikjen e zjarrit. Fatmirëisht nuk raportohen të lënduar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2020, rreth orës 08:45, në rrugën “Peti”, pranë kopështit Zoologjik, dyshohet se si pasojë e nje defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.