Presidenti i Republikes Meta ka shfrytezuar nje vizite ne myftinine e Kavajes per te paralajmeruar qeverine dhe bashkine e kryeqytetit ne lidhje me teatrin kombetar. Kryetari i shtetit Meta nuk ka nguruar ta cilesoje marrezi cdo perpjekje per te prishur kete godine duke folur edhe per veprimtari kriminale.
ILIR META
PRESIDENT I REPUBLIKES
“Më duket një papërgjegjshmëri përtej çdo ekstremi dhe llogarie , sepse nuk kemi të bëjmë thjeshtë me shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve, por dhe përmbushjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe përgjegjësisë penale për shkatërrimin e teatrit kombëtar, por aktet e fundit të bëra publike flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale.”
Kreu i shtetit ka hequr paralele mes diktatures komuniste dhe vendimeve per prishjen e teatrit.
Na mjaftojë kazmat e komunizmit ndaj kisha e objekteve të kulturës. Në këtë situatë ende pandemie në vend të merremi me menaxhimin më të mirë të saj, do i vinim kazmën edhe përpjekjeve tona për integrimin e vendit si dhe do të ishte një provokim mjaft serioz për paqen sociale“.
Ne mbrojtje te teatrit Meta ka shfrytezuar edhe postimin e komisioneres per kulturen Mariya Gabriel, e cila nenvizoi nevojen per dialog me me shoqerine civile dhe ekspertet per trashegimine kulturore para se te merret nje vendim per teatrin kombetar.