Është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që të kalojnë për në territorin grek përmes Kakavijës.
Ky vendim që është marë si pasojë e motit të rëndë, është njoftuar nga Policia Greke drejt Policisë Kufitare në Kakavijë.
Ndërkaq mjetet e vogla mund të hyjnë në shtetin helen por vetëm me zinxhirë.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
Stacioni i Policisë Kufitare Kakavije: Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë. Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.








