IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Në Ditën Botërore të Radios AMA organizon aktivitetin “Sfidat e radios në erën dixhitale”

by IMA Redaksia
2020/02/13
in Radio
Reading Time: 2 mins read
A A
Në Ditën Botërore të Radios AMA organizon aktivitetin “Sfidat e radios në erën dixhitale”

Në mjediset e Autoritetit të Medias Audiovizive, AMA, u zhvillua të enjten paradite (13.02.2020) aktiviteti mediatik “Sfidat e radios në erën dixhitale”, në kuadër të Ditës Botërore të Radios.
Prezentë ishin përfaqësues nga redaksitë radiofonike, publike dhe komerciale, nga shoqatat e medias, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, OSBE-ja, institucione të ndryshme publike si dhe shoqëria civile.

ADVERTISEMENT

Diskutimi, që u zhvillua brenda ekspozitës pamore “Retro”, u përqëndrua më shumë tek sfidat e radios në kushtet e zhvillimit të vrullshëm teknologjik dhe përha[pjes në shkallë të gjerë të interentit.

Si dhe në vende të tjera të globit, përmes aktiviteteve në Ditën Botërore të Radios, synohet më shumë që të tërhiqet vëmendje ndaj rolit dhe ndikimit të këtij mediumi në shoqëri, të nxitet përshtatja e performancës së redaksive në rrethanat e multimedias dhe konvergjencës, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe sjelljen e përfshirjen e audiencave në produktin mediatik.

Në fjalën e tij Kryetari i AMA-s, Z.Gentian Sala përmendi angazhimin institucional në favor të lehtësimit të procedurave për licencimin, zgjerimin e afatit të tyre, riorganizimin e strukturës së Autoritetit në aspektin e programacionit, juridikut, teknikës etj., megjithatë ai u shpreh se duhet bërë më shumë. “Radio po kalon kohë të vështira, teknologjia ia ka vështirësuar rrugën, sidomos në zonat rurale. Ka shumë zona periferike ku ka një ose asnjë radio. Për të nxitur hapjen e radiove në këto zona, AMA ka çelur edhe gara për licencime pa kërkesa” tha ai.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, prof. Mark Marku, zërat e njohur të Radio Tiranës në vite, Agim Xheka dhe Xhelil Aliu, përfaqësuesit e stacioneve lokale, Edi Halilaj (Radio Lushnja), Agron Hoxha (Radio Spektrum) Don Prekë Lazraj (Radio Maria) etj., u përqëndruan në cilësinë dhe llojshmërinë e përmbajtjeve që transmetohen, përgatitjen e gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe përpjekjet e redaksive për të tërhequr sa më shumë ndjekës, si nga tranmsmetimi valor ashtu dhe lënda virtuale që shkarkojnë në faqen e internetit apo në llogaritë e rrjeteve sociale.

Ekspozita pamore “Retro” do të qendrojë e hapur në mjediset e AMA-s deri të enjten tjetër, 20.02.2020.
13 Shkurti është caktuar si Dita Botërore e Radios nga UNESCO në kujtim të datës së themelimit të Radios së Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.
Në Shqipëri për herë të parë kjo ditë është kremtuar zyrtarisht nga viti 2014 dhe për çdo vit organizohen aktivitete të ndryshme.

ADVERTISEMENT
Previous Post

Zbulohet emisioni i ri, Liesa Haxhiasllani rikthehet në ekran

Next Post

Autoriteti i Konkurencës hap hetim ndaj kompanive celulare, pezullon rritjen e çmimeve

TË NGJASHME

“Lancio” rikthehet më 2 Shtator në Top Albania Radio me sezonin e ri dhe moderatore Erma Mici
Radio

“Lancio” rikthehet më 2 Shtator në Top Albania Radio me sezonin e ri dhe moderatore Erma Mici

“Lancio,” një nga emisionet më të vjetra dhe të dashura të Top Albania Radio, do të rikthehet më 2 shtator...

by IMA Redaksia
Sht 2, 2024
Alketa Vejsiu i rikthehet dashurisë së parë!
Radio

Alketa Vejsiu i rikthehet dashurisë së parë!

Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu ka vendosur ti rikthehet dashurisë së parë, radios, pikërisht aty ku nisi karriera e saj....

by IMA Redaksia
Pri 23, 2021
“Është koha për Radio!”: Top Albania Radio mbush 23-vjeç
MEDIA

“Është koha për Radio!”: Top Albania Radio mbush 23-vjeç

Ndërsa për të dashuruarit Shën Valentini është një ditë për të kujtuar ndjesinë më të bukur në botë, për Top...

by Rezalt Justin Kasaj
Shk 13, 2021
Top Albania Radio prezanton sezonin e ri
MEDIA

Top Albania Radio prezanton sezonin e ri

Top Albania Radio çel sezonin e ri duke filluar nga e hëna me risi dhe të papritura që kanë shtuar...

by IMA Redaksia
Nën 4, 2020
Eno Popi rikthet me “Dilema Sociale”, por jo në Top Channel!
Radio

Eno Popi rikthet me “Dilema Sociale”, por jo në Top Channel!

Eno Popi është një ndër prezantuesit më të dashur për publikun shqiptar. Ai është shkëptutur prej disa muajsh nga ekrani...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2020
Radio Tirana, më 1 qershor nis një kanal të posaçëm për fëmijët
Radio

Radio Tirana, më 1 qershor nis një kanal të posaçëm për fëmijët

Një kanal vetëm për fëmijët do të fillojë transmetimin me datë 1 qershor në Radio Tirana. Ai do të sjellë...

by IMA Redaksia
Maj 30, 2020
Next Post
Autoriteti i Konkurencës hap hetim ndaj kompanive celulare, pezullon rritjen e çmimeve

Autoriteti i Konkurencës hap hetim ndaj kompanive celulare, pezullon rritjen e çmimeve

Top 10 filmat që duhet ti shikoj secili ekonomist

Top 10 filmat që duhet ti shikoj secili ekonomist

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA