IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Nga nesër kudo me maska. ISHP: Ja kategoritë që përjashtohen, gjobat 30 mijë lekë

by IMA Redaksia
2020/10/14
in AKTUALITET
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga nesër kudo me maska. ISHP: Ja kategoritë që përjashtohen, gjobat 30 mijë lekë

Duke filluar nga nesër, do të hyjë në fuqi mbajtja e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpisë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë. ISHP ka përcaktuar qartë kushtet e reja si dhe kategoritë që përjashtohen nga ky rregull i ri. Po ashtu, në këtë vendim përcaktohen qartë dhe kufiri i moshës së fëmijëve që duhet të përdorim maskë.

ADVERTISEMENT

Sipas ISHP-së, përveç maskave mjekësore një përdorimshme, barrierat mbrojtëse të fytyrës që përdoren në komunitet, përfshijnë forma të ndryshme të maskave komerciale ose të përgatitura në mënyrë artizanale nga tekstili ose materiale të tjera.

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i ISHP-së Albana Fico deklaroi se maska/barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Sipas saj, përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5-2 m dhe higjienën e duarve.

PËRDORIMI KORREKT I BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS)
Kërkon që:
– Maska e fytyrës duhet të mbulojë plotësisht hundën, gojën dhe mjekrën.
– Është e rëndësishme të pastrohen duart me sapun dhe ujë ose desinfektues duarsh me bazë alkooli përpara se të vendoset dhe hiqet maska.
– Maska nuk duhet të preket kur vendoset.
– Maska duhet të hiqet nga pas, duke shmangur prekjen e përparme të saj duke palosur qoshet e jashtme së bashku.
– Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjeve pas heqjes.
– Maska jo mjekësore prej tekstili, e ripërdorshme pasi hiqet duhet të lahet pas çdo përdorimi, duke përdorur larës të zakonshëm në 60° C.

ADVERTISEMENT

KUR DUHET TË MBAHET MASKA
Barriera mbrojtëse (maska) duhet patur gjithmonë me vete. Përdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë rekomandohet parimisht në këto raste:
a. Sa herë dilni nga shtëpia;
b. Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
f. Edhe gjatë ecjes në rrugë
g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
m. Në të gjitha institucionet fetare.
n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

MODIFIKIMET E PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE MASKËS
Ka disa raste që ju lejohet ta hiqni barrierën mbrojtëse apo të modifikoni përdorimin e saj:
a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

  1. RASTET PËRJASHTIMORE TË PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS) janë:
  2. a. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes).
    b. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës
    ).
    c. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
    d. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
    e. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
    f. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
    g. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.
  • Atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin aspo vërtetimi respektiv.
    Këto ishin rregullat e reja që kemi përcaktuar në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.
    Ju rikujtojmë se mbajtja e maskës është E DETYRUESHME në cdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi I kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.
    Kërkojmë edhe një herë bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit.
Source: Balkanweb
Tags: COVID 19maskaperdorimi i maskes
Previous Post

Aplikimi për llotarinë amerikane, ambasada jep udhëzimin për qytetarët

Next Post

Shqipëria përballet sot me Lituaninë

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Shqipëria përballet sot me Lituaninë

Shqipëria përballet sot me Lituaninë

Kina parashikohet të bëhet tregu më i madh i filmit në botë në 2020-n

Kina parashikohet të bëhet tregu më i madh i filmit në botë në 2020-n

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA