Kina parashikohet të bëhet tregu më i madh i filmit në botë në 2020-n

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Gjatë pushimeve për Ditën Kombëtare të sapopërfunduara, industria kineze e filmit pati një rimëkëmbje, ndërsa të ardhurat e brendshme arritën mbi 3.95 miliardë juanë (585 milionë dollarë) nga 1 deri më 8 tetor, bën të ditur Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit i Kinës.

Sipas revistës “Variety”, fundjavën e kaluar të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave në Kinë arritën gjithsej në 68 milionë dollarë, duke kaluar përsëri Amerikën e Veriut, ku kinematë fituan më pak se 9.5 milionë dollarë.

Filmi patriotik “Populli im, Atdheu im!” kryeson në listën e të ardhurave, duke fituar 2.15 miliardë juanë (318.6 milionë dollarë) deri më 11 tetor. Ai tejkaloi filmin “Iriqi Sonic” të “Hollivudit”, duke u bërë filmi i katërt për nga vlera e fitimeve këtë vit globalisht. Kjo tregon shkallën e rimëkëmbjes së tregut kinez pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit dhe zhvillimin e shpejtë të prodhimeve kinematografike vendore.

Ndërsa adhuruesit e filmit po kthehen në kinema dhe po shfaqen më shumë filma të suksesshëm nga ana komerciale, sivjet Kina pritet ta kalojë ShBA-në për të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave, duke u bërë tregu më i madh i filmit në botë.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!