Zhvillimi i teknologjisë dhe transmetimit nëpërmjet internetit do të jetë ardhja e televizionit. Shumë media të reja përpos transmetimit tradicional po i drejtohen internetit ku audienca është gjithmonë në rritje, sidomos target moshat e reja.
Tregu mediatik shqiptar përball këtij zhvillimi është ende i ri edhe pse iniciativa për kanale televizive përmes online streaming nuk kanë munguar.
“VS TV” do të jetë televizioni i parë sportiv që do transmetoje 100% online.
Programacioni do të përmbajë 24 orë lajme, emisione, ku një prej të cilëve është investigativ.
Vip Sport aktualisht është një media informative online (www.vipsport.al), në mes të muajit del në treg edhe revista “VIP Sport”, ndërsa televizioni pritet të nisë transmetimin gjatë muajit dhjetor. / IMAlbania.com







