Filmi i ri i James Bond do të shfaqet sot në kinematë Cineplexx me çmim të reduktuar.
Për të gjithë ata që duan ta shijojnë filmin No Time to Die në ekranin e madh, Cineplexx ka menduar që në Ditën e Kinemasë ta shfaq për publikun me çmim promocional të biletës.
James Bond është larguar nga shërbimi sekret. Paqja e tij përfundon shpejt kur Felix Leiter, një mik i vjetër nga CIA, kthehet për t’i kërkuar ndihmë, duke e çuar Bondin në gjurmët e një personi misterioz të armatosur me një teknologji të re të rrezikshme.