Përgjaket mëngjesi, aksidenti tragjik i merr jetën 22-vjeçarit nga Laçi

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit. Një 22-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga.

Njoftimi policisë:

Në aksin rrugor Laç-Patok ,drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.