IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Pjesë e fondit të papërpunuar të Ramiz Alisë, ekspozohet letra e rrallë e Nënë Terezës në shqip. Ja çfarë shkruante shenjtorja

by IMA Redaksia
2020/09/05
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Pjesë e fondit të papërpunuar të Ramiz Alisë, ekspozohet letra e rrallë e Nënë Terezës në shqip. Ja çfarë shkruante shenjtorja

Tre dorëshkrime të Nënë Terezës, përfshi një letër e cila vjen për herë të parë në origjinal për sytë e publikut, u ekspozuan në vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj në COD, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, në praninë e Kryeministrit, përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe akademikëve.

ADVERTISEMENT

Letra që ekspozohet për herë të parë në origjinal daton më tetor 1989 dhe përmban pasazhe shqip.

Ajo ka qenë në fondin e papërpunuar të Ramiz Alisë dhe u evidencua gjatë procesit të përpunimit vetëm pak ditë më herët.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni” shkruante Nënë Tereza në letrat e saj, dorëshkrime të cilat ruhen me shumë kujdes në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

ADVERTISEMENT

Ne ceremonine e mbajtur dje, Kryeministri Edi Rama u shpreh se trashëgimia që Shën Tereza na la dhe porosia e saj për të ndezur një qiri në vend se të mallkojmë errësirën, janë një burim drite e frymëzimi për të lënë gjurmën tonë në rrugën e kësaj jete që na është dhënë përkohësisht.

“Unë ja kam dhan besën a shqiptarit Zotit me prue dashni and pagje mbi gjithë botën”. “Kemi zemër për të dashur dhe duar për të shërbyer”. “Të duash të të duan, kjo është jeta”.

Këta janë fjalën në gjuhën shqipe, me të cilat Tereza do t’i drejtohej 31 vite më parë, në 29 tetorin e 1989-s, Presidentit të kohës, Ramiz Alia.

Shenjta Tereza e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në gusht të 1989-s. Ishte shumë emocion, kisha kuriozitet të madh dhe pse mundësia për ta ndjekur pas në hapat e saj nuk është ajo që është sot.

Letra e saj e tetorit të vitit 1989 ka qenë e papërpunuar në Arkivin e Shtetit. Përpunimi i arkivit të asaj kohe ka përfunduar vetëm në 2020-n. 30 vjet për të përpunuar një thesar informacioni, duke iu referuar dokumenteve autentikë”, u shpreh kryeministri Rama.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido tha se fjalët e saj në gjuhën amtare përmbajnë simbolikën e mbrujtjes së traditës së kombit nga vjen, që i mundësoi të bëhej përtej kombeve shenjtorja e të varfërit dhe të vobektit, e humanizmit dhe e dhembshurisë, e mbi të gjitha shënjtorja e dashurisë së njeriut ndaj njeriut.

“Në këtë vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj prej një feje, por njëherazi festë zyrtare në Shqipëri përtej çdo feje, nuk menduam mënyrë më të mirë, bashkë me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që shenjtërinë e shqiptarinë e Nënë Terezës ta përcillnim veçse përmes fjalëve të saj; në tre letra dorëshkrim të cilat ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe një fotografi të rrallë gjatë vizitës së saj në Shqipëri”, tha Dr. Bido.

Më pas fjalën e mori Imzot George Frendo, Kryetari i Konferencës Ipeshvore të Shqipërisë i cili tha se Nënë Tereza edhe pse një murgeshë katolike ajo është ikonë për të gjithë shqiptarët, për të gjithë shoqërinë, ndërsa tha se Nënë Tereza është personazhi më popullor i shekullit të XX.

“Çdo njeri ka nevojë për respekt, për dashuri pavarësisht nga situata e tij. Çdo njeri ka një dinjitet të pazëvendësueshëm. Ky është besoj unë kontributi i madh i saj dhe prandaj ka merituar çmimin Nobel për Paqen” u shpreh Imzot George Frendo.

Gjatë fjalës së tij studiuesi Shaban Sinani ndau me të ftuarit se sa i lumtur ndihej që ai kishte patur fatin të takonte Nënë Terezën në vitin 1993 dhe se në atë takim kishte bërë një gabim pasi i kishte kërkuar Nënë Terezës një intervistë dhe përgjigja e saj kish qenë e shkurtër duke i thënë se nuk kishte dhënë kurrë ndonjë intervistë por nëse do të donin mund të thonte diçka për gazetë.

“Nënë Tereza një personalitet që përcillte kumte dhe jo dialogje, dhe kumti i saj u botua fjalë për fjalë ashtu si e tha në komunikimin e bërë “E doni shqipërinë duke dashur njëri tjetrin” tha Sinani.

Ekspozita “Nënë Tereza, Shenjtorja Shqiptare” do të qëndrojë e hapur në COD sot, datë 5 shtator 2020 nga ora 09:00 deri në orën 21:00.

Hyrja në ekspozitë është e lirë, duke respektuar rregullat mbi masat kufizuese të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në vijim ekspozita do të projektohet në fasadën e jashtme të ndërtesës së Kryeministrisë në datat 5, 6 dhe 7 shtator 2020, nga ora 20:00 deri në mesnatë.

Source: Panorama,com.al
Previous Post

Kush është Shkëlzen Buci, Killeri që mori 80 mijë euro të vriste aktorin dhe vrau motrën se dashuroi një djalë…

Next Post

Lajmi i madh / Nënshkrimi i marrëveshjes ne SHBA, ja kur do ta njohë Serbia Kosovën si shtet

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Lajmi i madh / Nënshkrimi i marrëveshjes ne SHBA, ja kur do ta njohë Serbia Kosovën si shtet

Lajmi i madh / Nënshkrimi i marrëveshjes ne SHBA, ja kur do ta njohë Serbia Kosovën si shtet

Më pak se 10 euro, laboratori Sanofi tregon çmimim e vaksinës së tij

Më pak se 10 euro, laboratori Sanofi tregon çmimim e vaksinës së tij

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA