Qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e sotme, në protestën e katërt për vrasjen e Klodian Rashës.
Sipas raportimeve, ata janë nisur nga Kryesia e Kuvendit, kanë marshuar në Bulevard pa u ndalur në Kryeministri dhe janë drejtuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Në rrezen e drejtorisë, ata janë përballur dhe me gazin lotsjellës, të cilët mesa duket ka qënë një strategji e policisë për të shpërndarë protestën.
Nuk kanë kaluar shumë kohë dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës. Duket se kjo është strategjia e forcave policore, për të dëbuar demonstruesit.
Ndërkaq, sipas mediave, raportohet se kanë nisur dhe shoqërimet e para të protestuesëve./IMA/