Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përfundimit të punimeve në “Bulevardin” Zogu i Parë, të cilat u inauguruan mbrëmjen e 30 nëntorit nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja, Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka vënë në dukje koston marramendëse, sipas tij, prej “8 milionë dollarë për 600 metra riparim rruge” ose thënë ndryshe “15 milionë dollarësh për një km rrugë që nuk ndërtohet nga e para, që s’ka ura, mbikalime apo tunele”.
Sipas Këlliçit, “grabitje të tilla e mbajnë Shqipërinë larg hapjes së negociatave me BE”.
“Në përfundim të misionit, Erioni na dhuron një buzëqeshje të stampuar. I hanë duart për misionin e radhës”, shkruan Këlliçi duke ironizuar një foto ku kryebashkiaku me grupin e inspektimit japin “Ok” në përfundim të kontrollit.
Postimi i plotë i Këlliçit:
Bjeri me top! 8 milionë dollarë për 600 metra riparim rruge!
Domethënë 15 milionë USD për 1 kilometër rrugë që nuk ndërtohet nga e para, që s’ka ura, mbikalime apo tunele.
Në Irlandë u ndërtua një autostradë me kosto 16 milionë Euro/km dhe Bashkimi Europian reagoi menjëherë.
Në Shqipërinë shumë larg standarteve të Irlandës, bëhen riparime 15 milionë USD për kilometër. Grabitje të tilla me top e mbajnë Shqipërinë larg hapjes së negociatave me BE.
Në përfundim të misionit, Erioni na dhuron një buzëqeshje të stampuar. I hanë duart për misionin e radhës.
Punimet në Bulevardin “Zogu i Parë”,