IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Rama reagon për arrestimin e “Tires” dhe kolegëve të saj: Lajm shumë i mirë…!

by IMA Redaksia
2021/02/09
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Rama reagon për arrestimin e “Tires” dhe kolegëve të saj: Lajm shumë i mirë…!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas valës së arrestimeve në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, për skandalin abuziv të sanitares Tire Alldervishi.

ADVERTISEMENT

Rama e quajti lajm shumë të mirë arrestimin e tre infermiereve Mira Bushi, Sheqerie Koçi, Sidorela Çela, së bashku me sanitaren Rukije Hoxha, të cilat në bashkëpunim me Alldervishin kishin zhvatur familjarët e pacientëve me koronavirus.

Kreu i qeverisë thote se arrestimi i bashkëpunëtoreve të sanitares Alldervishi ishte një mesazh i qartë për të gjithë, ndërsa shtoi se qytetarët nuk duhet të ngurrojnë për të denoncuar çdo rast abuziv.

Reagimi i Rames:
“Dua të ndalem në tre pika kryesore, duke filluar nga lajmi shumë i mirë i prangosjes edhe katër punonjësve të tjerë, në kuadër të hetimeve të thelluara që nisën pas denoncimit publik të një qytetareje. Është një lajm shumë i mirë, sepse është një mesazh shumë i qartë në radhë të parë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në cdo drejtim, përfshirë edhe mediat investigative.

Ky ishte një rast aq skandaloz dhe domethënës. Është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha, që për fat të mirë është një pakicë e vogël, por e mjaftueshme për të ndotur imazhin, pastërtinë e bluzave të bardha, për të ndotur rrugën e transformimit. Patjetër që është një mesazh i qartë edhe për të ardhmen, pasi unë besoj që kura afat dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës së sistemit.

ADVERTISEMENT

Reformë që ne e kemi nisur dhe tani jemi në kushtet kur kemi një bazë solide për të hedhur hapin e madh të autonomisë spitalore, në bazë të performancës së tyre. Mund të arrijmë dhe do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët, me shpërblimin motivues për mjekët.

Natyrisht që kjo është një ambicie, e cila është shumë e lehtë ta thuash, se ta realizosh, e cila nuk mund të shihte rrugën e realizimit më parë, pa e shtruar në fillim bazën e të gjithë infrastrukturës sonë spitalore dhe gjithë sistemit tonë të ri shëndetësor.

Edhe në sektorin e shëndetësisë ka ende më shumë për të bërë, nga sa është bërë, por cka është bërë, është një provë e një transformimi të pakrahasueshëm me cka ishte shëndetësia jonë, spitalet tona, shërbimi. Ishte një skandal i pashoq në mes të Evropës, një turp i pashembullt në mes të Evropës. Sot ne kemi një pasqyrë krejt tjetër në cdo pikëpamje dhe mbi këtë pasqyrë ne jemi sot në gjendje të hedhim hapin tjetër të madh.

Kësaj ambicie i shërben edhe programi i spitalit të ri të Fierit, i cili nuk do të jetë vetëm një infrastrukturë moderne me të gjithë parametrat dhe standardet e shërbimit cilësor shëndetësor, por do të jetë edhe një bazë e transferimit të dijes dhe do të shërbejë si projekt pilot për transformimin e krejt sistemit të administrimit brenda gjithë rrjetit të spitaleve tona.

Një transferim dije bazuar në modelin të njohur të suksesit në Turqi, ku ka një ndarje të qartë mes administrimit të aseteve të ligjistikës me administrimin e burimeve njerëzore”, tha Rama.

Source: Lajm i Fundit.al
Tags: rryshfetShefqet NdroqiTire Alldervishi
Previous Post

Kafshët shtëpiake do të testohen për Covid 19 nëse shfaqin simptoma

Next Post

Pas Leo DiCaprios edhe këngëtarja e njohur del në mbrojtje të lumit Vjosa

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Pas Leo DiCaprios edhe këngëtarja e njohur del në mbrojtje të lumit Vjosa

Pas Leo DiCaprios edhe këngëtarja e njohur del në mbrojtje të lumit Vjosa

Mbajti të fshehtë origjinën shqiptare, Eleni Foureira: Greqia është vendlindja ime dhe buka kishte shije tjetër

Mbajti të fshehtë origjinën shqiptare, Eleni Foureira: Greqia është vendlindja ime dhe buka kishte shije tjetër

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA