Shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre”. Kryeministri Edi Rama mëngjesit të sotëm i është rikthyer edhe njëherë çështjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve dhe premtimit se do i rrisë ato. Me anë të një postimi në Facebook zoti Rama shkruan se më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale.