Në pritje për të dalë në ekranin e madh në Mars të këtij viti, filmi Red Sparrow është konsideruar nga kritika si i papërshtatshëm. Me protagoniste kryesore Jennifer Lawrence, sipas bashkësisë amerikane për vlerësimin e filmit, Red Sparrow përmban skena të forta dhune, torture, seksi dhe shumë nudizëm.
Lawrence luan rolin e një femre fatale, Dominika Egorova, një agjente ruse e cila trajnohet për t’u bërë vrasëse që në moshë të re.
Fituesja e çmimit Oskar si aktorja më e mirë në 2013 për fimin “Silver Linings Playbook” ka treguar jo vetëm talentin, por edhe aftësitë e saj fizike në film, edhe pse asgjë nuk konsiderohet surprizë pas performancës së saj në serialin “The Hunger Games”.
I bazuar në romanin e Jason Mathevs, filmi drejtohet nga regjisori Francis Lawrence, teksa në kastin e aktorëve përfshihen gjithashtu Joel Egerton, Mary Luiz Parker, Mathias Sennett, Jeremy Irons etj.
Tv Klan








