Nesër fillojnë fluturimet në vend. Avioni i parë për hapjen pas periudhës së Covid-19 do të ulet në pistën e aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë në orën 17:45.
Janë 192 turistë që vijnë nga Bjellorusia, të parët që vizitojnë vendin në këtë sezon turistik. Linja është e Bellavia-s, kompania ajrore shtetërore e Bjellorusisë.
Shqipëria mbylli të gjithë kufijtë, tokësorë dhe ajrorë më 15 mars, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.
Deri më sot në Shqipëri numërohen 1,385 të infektuar, ndërsa 35 persona kanë humbur jetën nga virusi.








