IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Rritja e Snapchat si një platformë gazetarie

by IMA Redaksia
2016/06/21
in WEB
Reading Time: 3 mins read
A A
Rritja e Snapchat si një platformë gazetarie

Nga Philip Di Salvo | Në debatin për gazetarinë, Snapchat është “personazhi” kryesor i padiskutueshëm i vitit 2016. Kjo platformë është në qendër të vëmendjes së gazetarëve, botuesve dhe të industrisë dhe, pasi njohu shpërthimin e vet si platforma e parë për grupmoshat e reja në 2011, tashmë po fiton një rol të rëndësishëm edhe si një kanal shpërndarjeje i gazetarisë. Snapchat iu mundëson përdoruesve të dërgojnë përmbajtje të shkurtra dhe të menjëhershme, kryesisht video ose klipe (që zhduken brenda 24 orëve) nëpër chat-et private të përdoruesve të zgjedhur ose tek i gjithë grupi i miqve të dikujt.

ADVERTISEMENT

Ishte pikërisht ky përdorim i ri si kanal shpërndarjeje që zgjoi interesin e kompanive të medias, të cilat panë një mundësi të re për të arritur me lehtësi 100 milion përdorues aktivë të përditshëm, të cilët shohin më shumë se 10 miliard video nga celularët e tyre. Disa media të lajmit në SHBA kanë filluar të eksperimentojnë me Snapchat: NPR, Fusion, The Verge, së bashku me media të tjera tradicionale si New York Times dhe Wall Street Journal, tashmë e përdorin Snapchat-in rregullisht. Në Itali adoptuesja e parë e aplikacionit ishte Corriere della Sera, e cila publikoi raportimin e vet për ndeshjen finale të Champions League përmes këtij aplikacioni. Shpërndarja e lajmeve përmes Snapchat deri tani përfshin transmetimin live të videove, mikro-intervista si dhe komente për lajme ditore në format vizual. Rezultatet në lidhje me përfshirjen në përgjithësi janë shumë të mira dhe mund t’i ndihmojnë kompanitë e lajmeve që të rrisin ndërgjegjësimin mes brezave të millieniumit, vëmendja e të cilëve është e vështirë për t’u kapur. Gjithsesi problemi përsëri është se si mund të krijohen të ardhura nga kjo  lloj përmbajtje, edhe pse rritja e Snapchat  duket të jetë më e madhe se rritja e Facebook, Twitter si dhe e gjigandëve të tjerë high-tech.

Snapchat është platformë me rritje të shpejtë dhe një mjedis ekskluziv mobil ndërkohë që celulari është një obsesion tjetër i botuesve sot. Nga ky pikëvështrim, Snapchat është një parajsë për ato marka që kërkojnë hapësira të sukseshme për reklamat e tyre. Për to, Snapchat ofron të paktën 3 gjëra: një bazë për tek përdoruesit e rinj, mundësi për t’i arritur ata përmes një kanali të preferuar dhe shansin për të punuar me formate të reja mobile-friendly. Sekreti më i fundit i suksesit të Snapchat mund të jetë funksioni i tij Discover, ku disa partnerë të përzgjedhur të medias ndërkombëtare, si CNN, Vie, BuzzFeed dhe National Geographic, mund të publikojnë përmbajtje direkt në Snapchat, duke përfituar nga shumë funksione përshtatjeje dhe opsione dizajni.

ADVERTISEMENT

Përtej këtyre mundësive të rritjes dhe të krijimit të të ardhurave, Discover duket se është në një pozicion më të mirë sesa konkurentët e tij edhe për një arsye tjetër: ai po bazohet fort tek potencialet e formatit, tek videoja vertikale, që është pa dyshim më efikase në celularë dhe po krijon një standard të ri lajmesh të bazuar në të. Të tjerët duhet të përshtaten në mënyrë të pashmangshme me të. Një pjesë e mirë e gazetarisë së vitit që vjen do të jetë patjetër e ndikuar nga Snapchat dhe kjo duket të jetë e konfirmuar nga një lajm i fundit: vetë Snapchat po punëson gazetarë që punojnë nga shtëpia. Plani? Të mbulojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA me video, emoje dhe “snaps”.

Marrë nga EJO në italisht

Tags: Snapchat
Previous Post

VividTV do të nis transmetimin e një kanali erotik për Europën

Next Post

Top Music Awards “vesh” Pallatin e Kongreseve! | FOTO

TË NGJASHME

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram
WEB

“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram

Mbyllja dhe kufizimi i një numri të madh llogarish shqiptare në Instagram gjatë javëve të fundit mund të ketë qenë...

by IMA Redaksia
Sht 19, 2026
WEB

TikTok fshin mbi 2 mijë materiale pas raportimeve nga Shqipëria/ Dhuna, përmbajtjet me të mitur dhe pirateria në krye

Mbi 2 mijë foto, video dhe materiale audio janë hequr nga TikTok pas raportimeve të administruara në bashkëpunim me Autoritetin...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh
WEB

YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

Për gati 36 vite, IMDb ka qenë një nga databazat kryesore të industrisë së filmit dhe televizionit, ku një emër...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur
WEB

Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, **Douglas Costa**, ka bërë një hap të ri dhe të pazakontë në karrierën e tij...

by IMA Redaksia
Sht 5, 2024
AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale
WEB

AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka raportuar fshirjen e 112 videove me përmbajtje piraterie nga platforma TikTok, pak ditë pas...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2024
Next Post
Top Music Awards “vesh” Pallatin e Kongreseve! | FOTO

Top Music Awards "vesh" Pallatin e Kongreseve! | FOTO

Ghostbusters rikthehet në TV me një serial të ri të animuar

Ghostbusters rikthehet në TV me një serial të ri të animuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA