Shefja e Infektivit feston sot ditëlindjen, Manastirliu: Meriton përqafime nga të gjithë për përkushtimin e pashembullt në shërbim të jetës

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Shefja e Spitalit infektiv, Najada Çomo, feston sot ditëlindjen, ku ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë ndodhet në krye të detyrës në përballjen me koronavirusin.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, uron Çomon në ditën e saj të lindjes, ndërsa shton se ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.

“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, shkruan Manastirliu.

BurimiFax.al
Artikulli paraprakPër herë të parë votim online/ Anëtarët e LSI-së zgjedhin sot kreun e partisë dhe forumet drejtuese
Artikulli tjetërMali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë, kush do lejohet të kalojë