Një sherr i çastit ka lënë të plagosur një person në Shkodër. Mësohet se pas një debati verbal që ka pasur mes dy personave, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka goditur me qytën e pistoletës tjetrin duke i shkaktuar disa plagë.
Gazetarja Emi Kalaja raporton se i plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës. Bëhet fjalë për një të ri rreth moshës 30-vjeçare.








