IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Shpendi i unazuar në Guinea-Bissau fotografohet në Lagunën e Nartës

by IMA Redaksia
2020/05/03
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
Shpendi i unazuar në Guinea-Bissau fotografohet në Lagunën e Nartës

Shpendi i unazuar në arqipelagun Bijagos në Guinea-Bissau-n e largët në Afrikën Perëndimore është fotografuar gjatë vrojtimit tepër interesant të regjistruar për inventarizimin e shpendëve folezues në zonën e peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë.

ADVERTISEMENT

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga ky shpend në lagunën e magjishme të Nartës, në Vlorë.

“Mirëmëngjes nga një oaz paqeje i Shqipërisë tonë të bukur, në Nartën e magjishme të Vlorës. Shpendi i unazuar në në arqipelagun Bijagos në Guinea-Bissau-n e largët, fotografohet në Lagunën e Nartës”, – thekson Kryeministri Rama.

Ky shpend është individ i gjelëzës gushëkuqe (Calidris ferruginea) që është unazuar në mars të vitit 2018 në arqipelagun Bijagos në Gine-Bisonë e largët në Afrikën Perëndimore.

Ky vrojtim është cilësuar tepër interesant edhe nga kërkuesit që kanë unazuar shpendin të cilët konfirmuan se është rasti i parë që një shpend i unazuar në arqipelagun Bijagos vrojtohet në Shqipëri. Gjithashtu ky vrojtim jep të dhëna të rëndësishme mbi ekologjinë e shtegtimit të këtij lloji.

Gjelëza gushëkuqe, folezon në Siberi dhe dimëron në zonën tropikale dhe subtropikale të Indo-Malajzisë, Australisë dhe Afro-Tropikut. Ky individ përshkon mbi 20 000 km cdo vit, nga vendi i folezimit drejt vendeve të dimërimit dhe anasjelltas.

Në vendin tonë, ashtu sikurse në të gjithë Palearktikun (përveç zonave të folezimit) ky lloj haset gjatë periudhës së shtegtimit.

Me qindra ekzemplarë të këtij lloji kanë ndaluar pothuajse çdo ditë gjatë kësaj periudhe në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Krahas kësaj, mbi 100 000 shpendë shtegtarë kanë ndaluar deri më tani, vetëm këtë vit, në këtë zonë që prej fillimit të sezonit të shtegëtimit dhe ky numër pritet të disa fishohet gjatë gjithë periudhës së mbetur të 2020-ës.

ADVERTISEMENT

Këto shifra faktojnë rëndësinë e madhe qe ka Vjosë-Narta në korridorin e shtegtimit të Adriatikut, duke përbërë një prej zonave më të rëndësishme të tij. Vjosë-Narta është një ndër mrekullitë e rralla që gëzon Shqipëria. Urojmë dhe shpresojmë që të gjithë të ndërgjegjësohemi për këtë, dhe t’a ruajmë ashtu sikurse natyra e ka krijuar. Cënimi i kësaj zone do të përbënte një prej mëkateve më të mëdha që mund t’i bëhet jo vetëm natyrës së vendit tonë, por të gjithë Evropës dhe më gjerë.

Inventarizimi i shpendëve folezues po realizohet nga PPNEA dhe AdZM Vlorë falë mbështetjes të CEPF, në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”./k.s/j.p/

Source: ATSH
Tags: Guinea-BissauLaguna e NartësVlore
Previous Post

Misteri, laboratori i Wuhan-it zhduk fotot e shkencëtarëve që punojnë pa masa mbrojtëse

Next Post

COVID-19 anulon mbrëmjen e maturës! Shahini: S’mundësojnë distancimin social, të gjejmë forma të tjera për të festuar | VIDEO

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
COVID-19 anulon mbrëmjen e maturës! Shahini: S’mundësojnë distancimin social, të gjejmë forma të tjera për të festuar | VIDEO

COVID-19 anulon mbrëmjen e maturës! Shahini: S'mundësojnë distancimin social, të gjejmë forma të tjera për të festuar | VIDEO

Filmi “Kill’em all” me protagonist Van Damme dhe kolonë zanore nga Aldo Shllaku

Filmi “Kill’em all” me protagonist Van Damme dhe kolonë zanore nga Aldo Shllaku

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA