Në fundjavë, Greqia u godit nga një ciklon i fuqishëm që shkaktoi edhe viktima. Ndërkohë sinoptikani grek, Klearhos Marousakis është shprehur se ky ciklon do të rikthehet sërish në ditët e ardhshme, por këtë herë nga ai rrezikohet edhe Shqipëria, kryesisht jugu dhe disa zona veriperëndimore si Lezha dhe Shkodra. Sinoptikani ka treguar hartën e zonave të rrezikuara nga cikloni që do të godasë këtë të shtunë Greqinë dhe një pjesë të Shqipërisë.
Rritja e rrezikut të përmbytjeve paraqitet nga ishujt Jon, në zonën e Epirit dhe Peloponezi perëndimor, por edhe Maqedonia Lindore, Traka dhe ndoshta Egjeu verilindor. Ndërkohë, Marousakis bën thirrje që të merren masa përgatitore për të përballuar situatën.
“Eksperienca ka treguar se paralajmërimet e minutës së fundit nuk janë të mjaftueshme për të organizuar qytetarët dhe autoritetet shtetërore. Kjo është arsyeja pse ne kemi kohë ne sigurohemi që secili nga ana e tij të bëjë atë që duhet.”- thotë sinoptikani grek.