Rreth orës 4:40 të mëngjesit të sotëm u shemb godina e Tetrit Kombëtar dhe kjo ka dërguar në përplasje mes policisë dhe artistëve e politikanëve.
Koalicioni për Shqipërinë ka publikuar disa pamje të forcave Renea që kanë shkuar te godina e Teatrit Kombëtar, të cilët shihen që janë të pajisur me automatikë.
Koalicioni për Shqipërinë thotë se ky është një skandal, pasi pretendon se policët e armatosur nuk lejohen të futen mes protetuesve paqësorë.
“Skandali! Policë të armatosur me automatikë! Është e ndaluar kategorikisht që policë të armatosur me automatikë të futen mes protestuesve paqësorë! Prag masakre!
Përderisa EDvEri i jep të drejtë vetes të përdorë banditë me maska të armatosur me armë automatike a ka ardh koha ti kërkojmë shqiptarëve të nxjerrin nga gjiri i tyre Avni Rustemër?”, shkruan Koalicioni në rrjetet sociale.