Pas prishjes së Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i parë nga jashtë vendit dhe është pikërisht shoqata “Europa Nostra”, e cila më herët pati premtuar edhe paratë për rikonstruksionin.
Në reagimin e saj “Europa Nostra” thotë se “sot është një ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës.”
“Ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës. Ditë e trishtueshme për Demokracinë, Rregullat dhe Ligjet në Shqipëri dhe Europë. Herët në mëngjes autoritet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur në Tiranë”, shkruan “Europa Nostra”.
j.l.