IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Të gjithë në ankth nga planet e Bashës, nga Berisha te aleatët, në bazë plasin përplasjet mes njerëzve të ish-kryeministrit dhe liderit demokrat

by IMA Redaksia
2020/12/05
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Të gjithë në ankth nga planet e Bashës, nga Berisha te aleatët, në bazë plasin përplasjet mes njerëzve të ish-kryeministrit dhe liderit demokrat

Ndonëse ditët kalojnë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e ka vendosur ende se si do të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, duke futur në ankth ish-kryeministrin Sali Berisha dhe aleatët e tij tradicionalë. Vetë aleatët e Bashës si Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë ndezur motorët e fushatës zgjedhore, duke nisur takimet me bazën e tyre. Ndërkohë që i vetmi që nuk ka hedhur asnjë hapë është kryedemokrati dhe PD e drejtuar prej tij. Kjo e fundit është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, por ndryshe nga partitë e tjera që përbëjnë kampin opozitar, nuk është parë në bazë, vendim ky që ka shkaktuar shumë ankth në radhët e aleatëve të Bashës.

ADVERTISEMENT

]Mirëpo, heshtja e Bashës, ka bërë që aleatët e Partisë Demokratike të shtojnë presionet ndaj liderit demokrat sa i takon strategjisë se si do të hyjnë në zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu, mësohet se ata duan të dinë se si do të hyjnë në zgjedhje, pra se me sa lista do të dalë opozita, pasi ende Basha nuk është prononcuar dhe nuk e ka vendosur çfarë do të ndodhë. Ndërkohë, heshtja e Bashës duket se ka trembur dhe ka futur në ankth edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk e di ende nëse do të jetë apo jo në listën, ndonëse ai nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë sërish deputet. Mësohet se Berisha po lëviz të gjithë gurët për të mos ngelur jashtë listës së PD sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Madje, mësohet se kjo “trembje” Berishës i është shtuar pas disa deklaratave të bëra nga Genc Ruli, i cili është shprehur qartë dhe me zë se ka ardhur koha që Berisha të pensionohet politikisht.

Në bazë përplasje mes njerëzve të Berishës dhe Bashës

ADVERTISEMENT

Por vendosmëria e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të lënë jashtë listave shumë emra ish-deputetësh, sikundër janë ata që njihen si mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka shkaktuar edhe përplasje në bazë. Gazeta ka mësuar se krerët e PD në rrethe, të cilët janë mbështetës të Bashës, kanë nisur një ofensivë të fortë kundër mbështetësve të Berishës. Mësohet se vartësit e liderit demokrat, kanë nisur t’i mbyllin dyert e partisë për mbështetësit e Berishës, pasi në krye të fushatës në nivel zonash kanë vendosur njerëz të Bashës. Por kjo strategji ka tensionuar situatën, duke sjellë kështu edhe përplasje të forta në bazën demokrate.

Kujtojmë që kur erdhi në krye të PD, Lulzim Basha nisi një reformë të thellë, duke përjashtuar dhe larguar nga partia pjesën më të madhe të themeluesve, si dhe zërat kritikë. Kulmi i përjashtimeve ndodhi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe pas paktit të 17 majit “Rama-Basha” të 3 viteve më parë, ku në mënyrë të beftë kryedemokrati Basha la jashtë shumë figura të spikatura si ish-nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli apo ish-nënkryetarin e PD, Astrit Patozi.

Ndërkohë që gazeta ka mësuar se Basha ka vendosur të bëjë revolucion edhe më të thellë në radhët e demokratëve, ku pritet të spastrojë listën e kandidatëve për deputet, duke mos kandiduar shumë prej emrave aktualë. Një sinjal të kësaj natyre e dha pak javë më parë Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave në PD, i cili la jashtë shumë emra nga deputetët demokratë që njihen si mbështetës të Berishës. Madje, ky vendim ka sjellë edhe sherre të forta, ku një i tillë ka ndodhur këtë javë mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit dhe ish-deputetit Endri Hasa. Mësohet se konflikti ka lindur pasi komisioni e skualifikoi Hasën nga rruga e tij e mëtejshme për kandidat për deputet. Për këtë arsye Hasa ka bërë përgjegjës Gaz Bardhin duke e akuzuar edhe më ashpër sesa doktor Halim Kosova dhe përdorur terma fyese ndaj Gazment Bardhit. Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Source: Sot
Tags: Lulezim BashaPartia Dmokratike
Previous Post

Bebe Rexha rrëfen se Kim Kardashian ishte ajo që e bëri të ndihej krenare për origjinën e saj

Next Post

Tronditet Lezha/ Ekzekutohet me armë zjarri, polici 26 vjeçar

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Tronditet Lezha/ Ekzekutohet me armë zjarri, polici 26 vjeçar

Tronditet Lezha/ Ekzekutohet me armë zjarri, polici 26 vjeçar

U prek nga Covid-19, ndahet nga jeta presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu

U prek nga Covid-19, ndahet nga jeta presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA