Kevin Williamson dhe Julie Plec kanë qenë mysafirët ATX Television Festival për të folur në lidhje me marrëdhëniet e tyre profesionale, e cila vazhdon prej 15 vjetësh
Gjatë panelit të dy shkrimtarët dhe producentët kanë zbuluar edhe disa kuriozitete mbi të kaluarën dhe të ardhmen e The Vampire Diaries:
- Williamson donte të realizonte një shfaqje të frymëzuar nga librat e L.J. Smith që t’i afrohej më shumë Dark Shadows se sa Twilight.
- Para se te realizohej episodi pilot idete ishin të ndryshme dhe atmosfera e serialit paraqitej më e errët, ndër të tjera ishte prezent një gargoyle që vinte në jetë.
- Williamson filloi të përshkruajë më qartë natyrën e shfaqjes teksa ishte duke shkruar monologun e Stefan, pjesë e episodit të dytë të sezonit të parë.
- Zgjedhja për të vrarë Jeremy nga Damon në sezonin e dytë lindi për shkak të personazhit të interpretuar nga Ian Somerhalder, i cili ishte bërë shumë heroik, në një kohë shumë të shkurtër duke ngadalësuar zhvillimin e karakterit të personazhit.
- Julie Plec ra dakort me aktorin Chris Wood për të qenë një aktor i rregullt në shfaqje, me kusht që Kai të mbetej një personazh negativ.
- Me mungesën e Elenës, Damon do të ketë lirinë për të bërë zgjedhje të pazakonta dhe më të komplikuara.
- Me daljen nga skena të Nina Dobrev nga cast-i i The Vampire Diaries, sezoni i shtatë do të përqëndrohet në një temë që Williamson ka dashur gjithmonë të përcjellë: “Familja”








