Top Channel ashtu si çdo vit ka lancuar seksionin për Personazhin e Vitit 2018.
Edhe këtë herë anketa do të jetë e ndarë në dy faza. Në fazën e parë, publiku do të ketë mundësinë të votojë 5 personazhet më të spikatur të vitit sipas mendimit të tyre. Në fund të saj, listës me 10 personazhet më të votuar nga publiku do t’i shtohen edhe 10 personazhe të zgjedhur nga Top Channel dhe së bashku do të votohen gjatë fazës se dytë.
Faza e parë nis më 10 dhjetor dhe përfundon me 20 dhjetor. Faza e dytë nis me 20 dhjetor dhe përfundon me 30 dhjetor. Fituesi i çmimit “Personazh 2018” do të shpallet më 31 dhjetor, gjatë edicionit të fundit të lajmeve për vitin 2018.
Propozimet dhe votimin për të dy fazat mund ta zhvilloni në faqen web të Top Channel, Top-Channel.tv