IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Top Channel hap një kapitull të ri pas 25 vitesh, Sara Hoxha: “Historia nuk mjafton, duhet të ndryshojmë”

by IMA Redaksia
2026/09/05
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Top Channel hap një kapitull të ri pas 25 vitesh, Sara Hoxha: “Historia nuk mjafton, duhet të ndryshojmë”
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT

Top Channel është gati të hapë zyrtarisht sezonin e ri televiziv. Nga 7 shtatori, televizioni nis programacionin 2026–2027, në një vit që përkon me një moment të rëndësishëm: 25-vjetorin e Top Channel dhe një nga periudhat me më shumë ndryshime në grilën e tij të viteve të fundit. 

Për herë të parë, Sara Hoxha, Drejtuese Ekzekutive e Përmbajtjes dhe Programeve në Top Channel, ka shpjeguar edhe filozofinë që qëndron pas këtyre lëvizjeve.

Mesazhi është i qartë: historia 25-vjeçare nuk konsiderohet garanci për të ardhmen.

“Kemi 25 vite histori dhe jemi shumë krenarë për këtë. Por nuk mendoj se historia mjafton.”

Sipas Hoxhës, publikut nuk mund t’i kërkohet të vazhdojë ta zgjedhë Top Channel vetëm sepse e ka bërë këtë në të kaluarën. Televizioni duhet t’i japë çdo ditë një arsye të re për ta zgjedhur. 

Ndryshimet e këtij sezoni nuk qenkan rastësi

Deklarata vjen pikërisht pas një vere ku Top Channel ka bërë disa lëvizje të rëndësishme.

“Portokalli” hyn në një etapë të re me rikthimin e Agron Llakajt pas 16 vitesh, këtë herë edhe në drejtimin e spektaklit.

“Fiks Fare” ndryshon ndjeshëm formulën dhe fytyrat e ekranit, ndërsa Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu marrin drejtimin e programit.

Edhe “Për’puthen” rinovohet, me Heidi Bacin moderatore dhe Drini Zeqon e Erjola Doçin opinionistë, ndërsa “Wake Up” vijon me Blendi Salajn, por me dy figura të reja në krah të tij.

Të vendosura së bashku, këto lëvizje tregojnë se sezoni 2026–2027 nuk po ndërtohet thjesht mbi rikthimin e programeve ekzistuese, por mbi një rifreskim të identitetit të disa prej markave kryesore të Top Channel.

Dhe deklarata e Sara Hoxhës duket se e konfirmon pikërisht këtë strategji.

“Çdo ndryshim që ndodh, çdo iniciativë e re që marrim, çdo fytyrë e re që na bashkohet, bëhet për të njëjtin qëllim që Top-i të vazhdojë të ecë përpara dhe që të mos humbasë atë që e ka bërë Top-in TOP.” 

Sfida: të ndryshosh pa humbur identitetin

Është ndoshta kjo pika më interesante e deklaratës së saj.

Pas 25 vitesh, Top Channel ndodhet përballë dilemës që has çdo televizion me histori të gjatë: si të ndryshojë për një publik që konsumon median ndryshe, pa humbur identitetin që e bëri të suksesshëm?

Vetë Hoxha e konsideron këtë një nga sfidat më të mëdha të televizionit:

“Pas 25 vitesh kjo është ndoshta sfida më e madhe, të guxojmë, të ndryshojmë, por të mbetemi gjithmonë zgjedhja e parë e shqiptarëve.” 

Kjo është veçanërisht domethënëse në një moment kur televizioni tradicional nuk konkurron më vetëm me televizionet e tjera. YouTube, TikTok, Instagram, platformat streaming dhe podcast-et kanë ndryshuar mënyrën se si publiku konsumon informacion dhe argëtim.

Prandaj beteja e sezonit të ri nuk do të zhvillohet vetëm për audiencën e prime time-it, por edhe për vëmendjen e një publiku që lëviz vazhdimisht mes televizorit dhe telefonit.

7 shtatori hap sezonin e ri

Top Channel e përshkruan programacionin që nis më 7 shtator si gjithëpërfshirës, me emisione të përditshme, spektakle, informacion, histori njerëzore dhe debate. 

Por pas gjithë ndryshimeve të bëra gjatë verës, sezoni i ri merr një rëndësi tjetër.

Sepse në 25-vjetorin e tij, Top Channel nuk po përpiqet vetëm të sjellë programe të reja. Po tenton të provojë nëse mund të ndryshojë një pjesë të formulës që e ka shoqëruar për vite dhe, njëkohësisht, të ruajë pozicionin që synon në tregun shqiptar.

Nga 7 shtatori do të jetë publiku ai që do të japë përgjigjen.

View this post on Instagram
Tags: ChannelduhethaphistoriahoxhakapitullmjaftonndryshojmënjënukpassaratëTelevizionTopvitesh,
Previous Post

Çfarë do të tregojë këtë herë? Vjen ‘Arben Ahmetaj 5’, caktohet data e intervistës së re

Next Post

Çfarë po ndodh me Instagramin në Shqipëri? Pas dhjetëra profileve, mbyllet edhe llogaria e Euronews Albania

TË NGJASHME

“X Factor Albania” rikthehet në TV Klan / Sezoni i tetë nis më 6 nëntor
TELEVIZION

“X Factor Albania” rikthehet në TV Klan / Sezoni i tetë nis më 6 nëntor

Një nga talent-show-t më të njohur muzikorë rikthehet në ekran. “X Factor Albania” nis sezonin e tetë më 6 nëntor,...

by IMA Redaksia
Nën 2, 2026
Mijëra orë histori shqiptare shpëtojnë nga degradimi/ Nis projekti për digjitalizimin e plotë të Arkivës së RTSH-së
TELEVIZION

Mijëra orë histori shqiptare shpëtojnë nga degradimi/ Nis projekti për digjitalizimin e plotë të Arkivës së RTSH-së

Një nga projektet më të rëndësishme për ruajtjen e memories audiovizive shqiptare merr dritën jeshile. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do...

by IMA Redaksia
Nën 2, 2026
Ilnisa Agolli ndryshon ekran/ “Pa Merak” së shpejti në News24
TELEVIZION

Ilnisa Agolli ndryshon ekran/ “Pa Merak” së shpejti në News24

Ilnisa Agolli nis një kapitull të ri televiziv. Pas tre sezonesh në Top Channel, moderatorja dhe autorja kalon në News24,...

by IMA Redaksia
Nën 2, 2026
Pak orë pas humbjes së Vuçiçit, televizioni publik i Vojvodinës kërkon falje: “Për vite raportuam njëanshëm”
TELEVIZION

Pak orë pas humbjes së Vuçiçit, televizioni publik i Vojvodinës kërkon falje: “Për vite raportuam njëanshëm”

Një skenë e pazakontë për një transmetues publik u shfaq në ekranin e Radio-Televizionit të Vojvodinës vetëm një ditë pas...

by IMA Redaksia
Tet 27, 2026
IMA Prime Time Index #04: “Opinion” dhe “Top Story” në krye, ndërsa “Portokalli” rikthehet fuqishëm në garë
Prime Time

IMA Prime Time Index #04: “Opinion” dhe “Top Story” në krye, ndërsa “Portokalli” rikthehet fuqishëm në garë

Java 28 shtator–4 tetor 2026 shënon një kthesë në sezonin e ri televiziv shqiptar. Aktualiteti politik dhe skandalet që dominuan...

by IMA Redaksia
Tet 16, 2026
Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Next Post
Çfarë po ndodh me Instagramin në Shqipëri? Pas dhjetëra profileve, mbyllet edhe llogaria e Euronews Albania

Çfarë po ndodh me Instagramin në Shqipëri? Pas dhjetëra profileve, mbyllet edhe llogaria e Euronews Albania

“Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?”/ Ben Blushi shpërthen ndaj kinemasë së sotme: Regjisorët konkurrojnë për fondet, jo për spektatorin

“Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?”/ Ben Blushi shpërthen ndaj kinemasë së sotme: Regjisorët konkurrojnë për fondet, jo për spektatorin

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA