IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Trump shton presionin ndaj pronarëve të aplikacionit Tiktok

by IMA Redaksia
2020/08/09
in WEB
Reading Time: 3 mins read
A A
Trump shton presionin ndaj pronarëve të aplikacionit Tiktok

Trumpi shton presionin ndaj pronarëve të aplikacionit kinez Tiktok dhe synon shitjen e tij tek kompanitë amerikane. Microsoft mund të dalë fitues i lumtur nga përleshja politike mbi aplikacionin.

ADVERTISEMENT

Me urdhërin, i cili do të hyjë në fuqi brenda 45 ditësh, Presidenti amerikan Donald Trump, u ndalon amerikanëve të bëjnë biznes me Bytedance, pronarin kinez të Tiktok-ut. Aplikacioni i videos paraqet një “kërcënim” për sigurinë kombëtare, thuhet në një urdhër. Aplikacioni mbledh sasi të mëdha të dhënash të përdoruesve dhe i mundëson  Partisë Komuniste Kineze të spiunojë amerikanët, thuhet në të. Trumpi kërkoi kohët e fundit që aplikacioni t’i shitej një kompanie amerikane. Me urdhrin e tanishëm ai duket se po e ngul këmbë për këtë. Nëse urdhri nuk shpallet i pavlefshëm nga gjykata, Tiktok-u për 45 ditë nuk do të jetë më i disponueshëm në SHBA.

Trump u ndaloi qytetarëve amerikanë të bëjnë biznes edhe me aplikacionin kinez të mediave sociale WeChat ose pronarët e tij. Ky urdhër gjithashtu do të hyjë në fuqi brenda 45 ditësh për arsye të sigurisë kombëtare, tha ai. Urdhri mund të çojë në një ndalim të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara. Aplikacioni i kompanisë Tencent Holdings është jashtëzakonisht i popullarizuar në Kinë, por ka përdorim të kufizuar në Shtetet e Bashkuara. Aplikacioni u ofron përdoruesve shërbimet e një rrjeti social, shërbimin e dërgimin të mesazheve dhe një shërbim pagese. Edhe Bytedance dhe Tencent deri tani nuk i kanë komentuar masat. Aksionet e Tencent tani kanë rënë me më shumë se katër përqind.

Përshkallëzim i marrëdhënieve të tensionuara

Qeveria në Pekin i kritikoi urdhrat e presidentit amerikan me fjalë të ashpra. Ky është një akt “manipulimi dhe shtypjeje politike arbitrare”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze në një konferencë për shtyp. Sidomos ndalimi i Tiktokut do të jetë disavantazh për përdoruesit dhe kompanitë në SHBA.

ADVERTISEMENT

Veprimi i Trumpit shënon vërtet një përshkallëzim të ri në marrëdhëniet e tensionuara me Pekinin. Gjigandi i softuerëve Microsoft u pozicionua pas presionit masiv politik nga Shtëpia e Bardhë dhe deklaroi se do të marrë përsipër biznesin amerikan të Tiktokut. Kompania planifikon të negociojë një marrëveshje me Bytedance deri në mes të shtatorit. Operacionet e Tiktokut në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re pritet të jenë gjithashtu pjesë e marrëveshjes, tha Microsoft. Evropa nuk u përmend.

Microsoft thotë se dëshiron të sigurojë që të gjitha të dhënat personale të qytetarëve amerikanë të transferohen në Shtetet e Bashkuara dhe të mblidhen vetëm atje. Shtëpia e Bardhë citoi raporte, sipas së cilave aplikacioni ishte shkarkuar 175 milion herë në SHBA.

Fitim për Microsoftin kundrejt Facebookut

Microsoft mund të dalë fitues i lumtur nga përleshja politike mbi aplikacionin – kompania e softuerëve nuk ka ende një biznes të vetin në median sociale. Krahas biznesit të tij thelbësor Microsofti u bë mjaft i suksesshëm, sidomos me ofertat e reja Cloud për kompanitë. Në biznesin me konsumatorët kompania shfaqet kryesisht me Xbox-in. Me marrëveshjen për Tiktokun gjigandi i Windows papritmas do të bëhej një konkurrencë e vërtetë për Facebookun. Se ç’shumë duhet të paguajë Microsofti për Tiktokun është ende e paqartë. Por ajo duhet të jetë një shifër dyshifrore në miliarda.

Source: DW
Previous Post

Mjeku Alimehmeti: Koronavirusi i ri (G614) ka pësuar mutacion, ka një lajm të mirë dhe një lajm të keq

Next Post

“Hija e së shkuarës” së shpejti në Kanal D Drama

TË NGJASHME

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram
WEB

“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram

Mbyllja dhe kufizimi i një numri të madh llogarish shqiptare në Instagram gjatë javëve të fundit mund të ketë qenë...

by IMA Redaksia
Sht 19, 2026
WEB

TikTok fshin mbi 2 mijë materiale pas raportimeve nga Shqipëria/ Dhuna, përmbajtjet me të mitur dhe pirateria në krye

Mbi 2 mijë foto, video dhe materiale audio janë hequr nga TikTok pas raportimeve të administruara në bashkëpunim me Autoritetin...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh
WEB

YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

Për gati 36 vite, IMDb ka qenë një nga databazat kryesore të industrisë së filmit dhe televizionit, ku një emër...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur
WEB

Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, **Douglas Costa**, ka bërë një hap të ri dhe të pazakontë në karrierën e tij...

by IMA Redaksia
Sht 5, 2024
AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale
WEB

AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka raportuar fshirjen e 112 videove me përmbajtje piraterie nga platforma TikTok, pak ditë pas...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2024
Next Post
“Hija e së shkuarës” së shpejti në Kanal D Drama

"Hija e së shkuarës" së shpejti në Kanal D Drama

Gushti vijon me numër të lartë shtrimesh në spital. Mbi 200 të shtruar tek “Shefqet Ndroqi”

Gushti vijon me numër të lartë shtrimesh në spital. Mbi 200 të shtruar tek “Shefqet Ndroqi”

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA