Kanë filluar të shënojë një rënie të lehtë numri i rasteve të reja me koronavirus ditë pas dite në Itali, megjithatë vdekjet në 24 orë janë ende të larta.
Në buletinin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në ditën e fundit janë regjistruar 22,930 të infektuar të rinj me koronavirus, ndërkohë që viktimat janë 630, duke e çuar bilancin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në mbi 50 mijë.
Gjatë 24 orëve të fundit u realizuan 148 mijë testime, më pak nga dita e dielë kur u bënë 188 mijë.